Zeneli: Pse kërkohet largimi i të vetmit shqiptar nga Këshilli i Gjykatës së Malit të Zi !

March 31, 2015   | Opinione
 Loro-Markiqi-UlqinNga Xheladin Zeneli
Gazeta ” Vijesti”, në faqen e saj në internet, të datës 30 Mars 2015,publikon lajmin me titull ” Medenica nuk dëshiron Loro Markiqin në Këshillin e Gjykatës” . Loro Markiqi është avokati i njohur dhe i respektuar shqiptar nga Ulqini i cili u zgjodh vitin e kaluar anëtar i Këshillit Gjygjësor të Malit të Zi nga  Kuvendi i kësai republike,kurse Vesna Medenica është kryetare e Gjygjit të Lartë ( Suprem) të Malit të Zi dhe kërkesën e vet për shkarkimin e avokatit Loro Markiqi e bazon me arsyetimin  e ” konfliktit të interesit” të tij, pasi që ( sipas znj. Medenica) profesioni i avakaturës së z. Markiqi,kinëse qenka në kundërshtim me ushtrimin e pozitës së anëtarit të Këshillit Gjygjësor (!?). Për ironi të rastit,vetë  znj. Medenica njëkohësisht mban dy pozita: pozitën e kryetarës së Gjygjit Suprem dhe pozitën e anëtarës së Këshillit Gjygjësor të Malit të Zi dhe është interesant që kjo,  sipas standardeve malazeze,nuk kosiderohet ” konflikt i interesit” !
      Në Mal të Zi, funksionon  Komisioni për pengesën e konkliktit të interesit i cili me datën 17 Prill të vitit të kaluar publikoi një raport lidhur lidhur me konfliktin e interesit dhe erdhi në përfundim se “129 funksionerë të jetës publike kanë thyer Ligjin, 76 prej tyre funksionerë shtetëror dhe 53 funksionerë lokal.Bëhet fjalë për 4 ambasadorë, 3 deputetë, 4 ndihmës ministra, 8 drejtora të shkollave , një numër i caktuar i anëtarëve të Bordeve drejtuese si dhe drejtorë të ndërmarrjeve publike etj.” ( për më shumë mund të lexoni në web-faqen e Komisionit në gjuhën malazeze:
http://www.konfliktinteresa.me/aktuelnosti/aktuelnosti.htm ).
Nuk ka të dhëna se të gjithë ata të cilët kanë thyer Ligjin në këtë aspekt edhe janë ndjekur penalisht nga organet gjysësore.
       Pra, siç shihet nga vet raporti i këtij Komisioni, konflikti i interesit është dukuri e përhapur në Mal të Zi e cila është pjesë përbërëse e sistemit korruptues të cilin e ka kriju dhe e lejon vet pushteti që nga lartë, poshtë.Konflikti i interesit fillon me kryemisnistrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq i cili tash 25 vite të tëra gjindet në pushtet ( herë si kryeministër,herë si president) dhe njëkohësisht edhe si kryetar i partisë së tij ( DPS-it) . Pa ” konfliktin e interesit” Gjukanoviq nuk do të ishte bërë kurr një ndër politikanët më të pasur në rajonin e Ballkanit  dhe më gjërë. Gjithashtu edhe bashkëpunëtorët  i tij të ngushtë , si p.sh.Svetozar Maroviq, Milan Roqen etj. janë pasuruar vetëm falë ” konfliktit të tyre të interesit”. Dhe lista e emrave të atyre që kanë abuzuar dhe abuzojnë me pozitat e tyre publike dhe shtetërore është tepër e gjatë që të përfshihet në një shkrim të tillë.
          Andaj,tingëllon qesharak fakti që kërkohet largimi i z. Markiqi nga Këshilli Gjygjësor, vetëm për shkakun se njikohësisht,ai ushtron edhe profesionionin e avokatit privat ( !?) . Të kërkohet shkarkimi i të vetmit shqiptar  në Këshillin e Gjykatës së Malit të Zi, nuk ka se si të kuptohet ndryshe,por vetëm si tentim i largimit nga pozitat shtetërore edhe ata pak shqiptarë që gjinden aty . Pra, kërkesa për largimin e z. Markiqi nga pozita e anëtarit të Këshillit Gjygjësor nuk ka të bëjë aspak me ” konfliktin e interesit”, por thjeshtë bëhet për motive politike dhe për shkak të përkatësisë së tij kombëtare.
        Rikujtojmë lexuesit se përfaqësimi i shqiptarëve në organet dhe administratën shtetërore është nën nivelin e duhur dhe nuk është në përputhje me përqindjen e popullsisë së shqiptarëve në Mal të Zi.Shqiptarët përbëjnë rreth 5% të popullsisë ( sipas statistikave zyrtare) dhe janë të përfaqësuar vetëm me 1.2% në administratën shtetërore.