Rama dhe Thaçi shpallen “Qytetarë nderi” të Ulqinit

April 1, 2015   | Politika

edin rama dhe hashim thaciPër “Ditën e Ulqinit”, këtë të shtunë, qyteti bregdetar i Ulqinit do të vizitohet jo vetëm nga krerët e shtetit të Malit të Zi, dhe ambasadorët e akredituar në Podgoricë, por edhe nga liderë politikë rajonalë.

Siç njofton portali “Ul-inf”o në Mal të Zi, në ditën e komunës së Ulqinit, përveç kryetarit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe ambasadorëve të akredituar, atje do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Hashim Thaçin.

Me vendim të kryetarit të komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, Ramës dhe Thaçit në seancën solemne të komunës së Ulqinit do t’i dorëzohet mirënjohja e qytetit të Ulqinit.

Jozyrtarisht mësohet se në drekën zyrtare, e cila do të shtrohet për nder të presidentit Vujanoviqit në Ulqin dhe Ramës e Thaçit, atyre do t’iu bashkohet edhe kryeministri malazez, Millo Gjukanoviç. /albeu.com/