Të shtunën Dita e Komunës së Ulqinit

April 1, 2015   | Lajmet / Vijesti

Dita-Ulqinit-Fatmir-GjekaDita e Komunës së Ulqinit, kremtohet të shtunën e parë të muajit prill.

Kjo datë  ngërthen në vehte disa simbolika.

Këtë vit kremtimet do të fillojnë më datën 3 dhe do të përfundojnë më datën 5 prill.

Seanca solemne e Kuvendit do të  mbahet më datën 4.04.2015 në orën 11:00.

Aty janë ftuar të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore të Malit të Zi, përfaqësuesit e korit diplomatik të akredituar në Podgoricë dhe personalitete të tjerë.

Janë ftuar dhe kanë konfirmuar pjesëmarrje Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama dhe  Zëvëndëskryeministri dhe Ministri i jashtëm i Kosovës  z. Hashim Thaçi të cilët do të  shpallen

‘’Qytetar nderi i Komunës së Ulqinit”  

Programi i parashikuar për këtë festë

E premte, 3 prill 2015

ora 9.00 – Takimi i klerikëve fetar me kryetarin e komunës

10.00 – Konferenca shkencore: “Ndërtimi i paqes në Ballkan

dhe integrimii tij në BE dhe NATO”

11.00 – Pranimi i studentëve të dalluar

E shtunë, 4 prill 2015

ora 11.00 – Kuvendi solemn

– Shoqata miqtë e muzikës ” Rozafa expression”

– solo Arlinda Agolli

– sopran Gjylie Pelingu

– drejtor artistik kompozitor prof. Zef Çoba

– sopran Milica Llallosheviq

-Koktej

– ekspozita e piktorit akademik turk Xhemal Akjildiz

19.00

– Promovimi i serenatave Ulqinake, Qëndra për kulturë

E dielë, 5 prill 2015

ora 10.00 – turneu i XIV ndërkombtarë i karatesë “Ulqini Open

2015″, palestra sportive shkolla “Marshall Tito”

11.00 – panairi i punësimit, hoteli “Mediteran”

12.00 – konceri i talenteve të rinj, Ranë

13.00 – panairi i suvenirave dhe artizanatit, Ranë