Salaj: Përkujtohet 70 vjetori i masakrës së Tivarit – Video

April 2, 2015   | Shtypi / Mediji

KKSH-Homazhe-Masakra-e-Tivarit-Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, sot përkujtoi 70 vjetorin e tragjedisë më të madhe të bërë ndaj shqiptarëve, e njohur si Masakra e Tivarit. Anëtarë të Këshillit, përfaqësuesë të partive politike dhe intelektualë bënë homazhe dhe vendosen një kurorë me lule në vendin ku janë vrarë më se 4000 shqiptarë nga Kosova. Në këtë përvjetor u kërkua që të ngritet një përmendore që kjo ngjarje të përkujtohet dhe mos të harrohen përmasat e vërteta të krimit.

Për më shumë ndiqeni kronikën e përgaditur nga korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ali Salaj.

YouTube Preview Image