Ulqini rrezikon të mbetet pa Akua Park

April 3, 2015   | Turizmi / Turizam

Sahret Hajdarpashic-GjekaDrejtori i kompanisë-bijë për Mal të Zi, i kompanisë së njohur turke Polin, Sahret Hajdarpashiq, ka thënë për “Pobjeda” se për shkak të problemeve me tokën është shtyrë fillimi i ndërtimit të qytetit ujor në Shtoj.

“Kishim në plan që tërë punën, prej hulumtimit të tokës, punimin e projektit, e deri tek montimi përfundimtar i tërë kompleksit, ta bëjmë deri më 1 korrik. Në fund të vitit të kaluar është nënshkruar marrëveshja përfundimtare me përfaqësuesit e autorizuar të komunës së Ulqinit për qiramarrje të një pjese të pronës në Shtoj në periudhë 30 vjeçare dhe reciprokisht ishim të bindur se më nuk ekziston asnjë pengesë në procesin i cili askënd nuk mund të dëmtojë ndërsa të gjithë, çka direkt, çka indirekt, mund të kenë dobi. Për fat të keq, doli që jo çdo gjë është kështu, kështu që humbëm gati tre muaj, e me këtë edhe mundësinë që investimi të realizohet në afatin e përcaktuar. Prandaj e kemi shtyrë, por kjo nuk do të thotë që kemi çuar dorë përfundimisht nga puna”, tha ai.

Polini paralajmëron se rifillimi i, përndryshe, procesit shumë të përbërë mund të ndodh në fund të këtij ose fillim të vitit të ardhshëm, me kusht që organet kompetente komunale dhe shtetërore do të sqarojnë të gjithë dilemat rreth pronësisë së tokës së marrë me qira dhe të krijohen kushtet për punë pa pengesa të investitorit turk. Në të kundërt, shkëputja e kontratës është e pashmangshme, shkruan “Pobjeda”.

Ul.info