Kujtimet e Thaçit për Ulqin në Facebook – Video

April 4, 2015   | Politika, Shtypi / Mediji

Hashim-Thaci-UlqinTe dashur miq nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqiperia,
Sot është një ditë e vecantë për mua, ndër më të vecantat prej se jam në politikë – e në politikë jam shumë gjatë, aq sa kanë filluar të më thinjën flokët pakëz.
Ky nderim i juaji e bën këtë ditë të vecantë për mua sepse të jesh qytetar nderi i margaritarit mesdhetar të quajtur Ulqin në këtë ceremoni të paparë më herët më sjell emocione të thella dhe zgjojnë cdo kosovari kujtime të shumta. (nga fjalimi i HTH)

Hashim-Thaci-Ulqin-1

Ulqini është një urë. Ulqini shtrihet mbi një lum të famshëm Bunën, por është një urë e popujve dhe njerëzve. Kosova e njeh Malin e Zi, por edhe Mali i Zi e njëh Kosovën nëpërmjet Ulqinit.
Pak ka fëmijë kosovarë që nuk janë larë në pllazhet e Ulqinit. Pak ka pleq kosovarë që nuk janë shëruar me rërën e Ulqinit. Dimri po përfundon ngadale me shkundjen e fundit të plakave dhe kur fillon vera, në Kosovë fillojnë planet të shkojmë në Ulqin. E vërtetë është se Rruga e Kombit e ka hapur Shqipërinë si kurrë më herët për turistët kosovarë, por të jeni të bindur që shumë prej atyre që kalojnë verën në Durrës, Sarandë apo Shëngjin, kalojnë së paku edhe disa ditë në Ulqin. (nga Fjalimi i HTH)

Hashim-Thaci-Ulqin-4

Prandaj është ky nderim sot, të jem një qytetar i Ulqinit së bashku me Edin, një nder i vecantë. Ju po ma jepni një dekoratë që vec e konfirmon atë që e ndjej unë dhe shumë kosovarë tjerë – ne tashmë jemi ulqinakë dhe ndihemi në Ulqin si në shtëpinë tonë. (nga fjalimi i HTH)

Hashim-Thaci-Ulqin-3

Dua të përfundoj aty ku fillova. Ulqini më kalanë e vet, Ulqini me detin e kaltër dhe Ulqini me ulqinakët janë një urë. Urë midis Kosovës dhe Malit të Zi. Ja që Rruga e Kombit e futi në këtë vallë miqësh edhe Shqipërinë dhe ne tash kalojmë kah Shqipëria të mbërrijmë tek Ulqini i dashur. Nuk udhëtojmë më 9 apo 10 orë të vijmë tek ju por nisemi në mëngjez dhe mbërrijmë në mëngjez për të pirë kafe tek Pllazha e Vogël, afër Xhamisë së Marinarit, për 4 orë. Vizitat tona vec sa e përforcojnë marrëdhëniet dhe lidhjet mes Podgoricës dhe Prishtinës. (nga fjalimi i HTH)

Hashim-Thaci-Ulqin-2

Unë falënderoj lidershipin malazias për takimet që patëm që në fillim të vitit dhe do të jem nikoqiri i juaji edhe një herë në fund të këtij muaji kur ta nënshkruajmë vijën e përbashkët kufitare. Bashkëpunimi në mes kryeqyteteve tona është shumë i mirë, mund ta quaj edhe shembullor. Ne mezi presim që Mali i Zi të hyn në NATO dhe BE sepse kjo na bën edhe neve në Kosovë më të sigurtë. (nga fjalimi i HTH)

Hashim-Thaci-Ulqin-7

Historia e Kosovës është pandashëm e ngjizur me Ulqinin dhe ulqinakët. Kur ne hapëm Universitetin e Prishtinës, u hap edhe një dritare e emancipimit për ulqinakët. Në konviktet tona, në menzat tona, në shoqëritë tona u përfshinë edhe ulqinakët. U krijuan lidhjet e dashurisë, martesat, shoqëritë e pandashme që e bëjnë Ulqinin po aq Kosovë sa edhe Peja apo Prizreni. Fëmijët tanë në shkolla fillore janë rritur me vargjet e Hajro Ulqinakut. (nga fjalimi i HTH)

Hashim-Thaci-Ulqin-5

Ulqini bashkon njerëzit edhe mijëra kilometra larg Ballkanit. E dini se kur shkoj në Nju Jork, bukën e ha në restorane të ulqinakëve? Jo vetëm unë, por e mbarë bota takohet në restoranet e famshme ulqinake në Amerikë. (nga fjalimi i HTH)

Hashim-Thaci-Ulqin-6

Prandaj, për këto arsye që i numërova, edhe një herë, sot ishte në ditë e vecantë për mua, ta quaj vehtën ulqinak i nderit. Ju fëleminderit për këtë ceremoni madhështore, ju falënderoj për nderin që ma bëtë dhe ju falënderoj edhe një herë nga zemra dhe në emër të Kosovës për qinda mijëra e mijëra momente të dashurisë, zemërgjërësisë dhe miqësisë që ndër vite i dëshmuat Kosovës. (nga fjalimi i HTH)

YouTube Preview Image