Abazoviq: Politikat shtetmëdha nuk kanë përkrahjen time

April 11, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Dritan-AbazoviqNënkryetari i Lëvizjes qytetare “URA”, Dritan Abazoviq ka thënë se politikat që kanë për qëllim krijimin e shteteve të mëdha nacionale nuk kanë përkrahjen e tij, njëjtë sikur nuk kanë asnjëfarë përkrahje as në shtetet fqinje. Ai në intervistë për gazetën e Podgoricës, “Dan” theksoi se deklarata e kryeministrit Edi Rama për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë është interpretuar gabimisht.

“Edhe Serbia dhe Mali i Zi do të bashkohen në Europen e përbashkët. Të gjithë shtetet tjera të regjionit duhet t’i dedikohen kësaj gjëje”, vlerësoi Abazoviq dhe shtoi se “kushdo që mendon ndryshe, nuk i dëshiron mirë këtij regjioni”. Ai njëkohësisht tha se “URA” asnjëherë nuk do të bashkëpunojë me PDS-në, njoftojnë agjencitë.

TVCG