Luigj Shkrela i befasuar me shpalljen publike të KKSH-së

April 11, 2015   | Rajoni / Region

Luigj ShkrelaDeputeti i Partisë demokratike të socialistëve Luigj Shkrela ka deklaruar se është i befasuar me faktin se ndër kushtet të cilat kandidatët duhet ti plotësojnë për zgjedhje në Këshillin programor të medies publike “Koha javore” në shpalljen publike thuhet edhe se ato duhet të jenë të përshtatshëm për kryerjen e funksionit, raporton portali Ul.info.

“Nuk kam fjalë. Nuk e di ke e kanë konsultuar nga Këshilli kombëtar i Shqiptarëve (KKSH) për të përcaktuar këto kushte. Nga i erdhi ideja që dikush duhet të jetë i përshtatshëm për këtë funksion: për çka të jenë të përshtatshëm dhe për kë i përshtatshëm”, pyetet Shkrela, i cili sipas funksionit është anëtar i KKSH-së.

Ai tha se ka menduar që kohët kur në konkurse është cekur përshtatshmëria mbetën larg në të kaluarën. “Por, siç duket disa kanë mbetur në përqafimin e atyre kohërave”, shtoi deputeti i PDS-së.