Polin: Duam që çdo gjë të jetë e pastër ligjërisht

April 11, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

Akva park-polinPërfaqësuesit e kompanisë së njohur turke “Polin” kanë njoftuar se nuk janë krijuar parakushtet juridike për fillimin e ndërtimit të akua parkut në Shtoj. “Toka është akoma lëndë e kontestit gjyqësor, gjë që në vetvete mban rreziqe të caktuara”, tha për “Vijesti” Sahret Hajdarpashiq. Ai theksoi se në “Polin” e dinë se toka është shtetërore, por nuk mund të neglizhojnë faktin se është nën kontest para organit të shkallës së parë.

“Ne mund të fillojmë të ndërtojmë, por rrezikojmë që gjykata eventualisht të sjell vendimin e masës së përkohshme të ndërtimit”, tha ai. Hajdarpashiq tha se njerëzit nga Qeveria dhe Komuna e Ulqinit janë shumë të përgjegjshëm, por edhe përsëriti se mungon ky parakushti ligjor që pa rrezik të hyhet në realizimin e investimit me vlerë 7,5 milion euro.

TVCG