Skenderbeg Klaiqi: Kryetar i Komunes do të bëhet nje ulqinak, z. Llunji

April 11, 2015   | Bota, Opinione

Skenderbeg KlaiqiShkruan: Skenderbeg Klaiqi, Freiburg

 „ Për shqiptarët nën Mal të Zi nuk ka më reciprocitet, ta dinë Rama e Thaçi”!

(Dekorata është nga ulqinaket apo nga shteti malazias?…)         

  A do të kënaqen malazezët me një dekoratë reciproke, apo duhen dy, ose dicka më shumë?

Për fat të keq, ulqinaket dhe shqiptarët e sinqertë nën Mal të Zi nuk i pyet kush. Partitë shqiptare, mjerisht, duke qenw pa strategji kombëtare, ua kanë zënë frymen patriotëve shqiptarë vendorë, ku edhe ato vetë janë faktorë ndikues për shpernguljen-ekzodin e shqiptarëve nga këto treva tona, me politikën e tyre destruktive përçarëse dhe shkaëtrrimtare.

gjeka-cungu-abazoviq-ulqin

Vitin e kaluar shqiptarët u alarmuan  me moton „Ra Ulqini “. Për shkak të turpit u bashkuan shqiptarët, edhe pse veç ekzistonin pazaret e kryera: Forca e Nazif Cungut, që shkoi në koalicion me DPS të Millo Gjukanoviqit, pasi që këto ishin edhe inicues te zgjedhjeve lokale të parakohshme 2014. Koalicioni i nisur ne 2010 UDSH – DPS ku kryetar i komunës së Ulqinit kishim Gëzim Hajdinagen, i cili për herë të parë në zgjedhje direkte për kryetar të Ulqinit, e mundi direkt rivalin e tij ulqinak, Nazif Cungun (kjo shkoi larg, aq sa edhe “hanko-hallat” u prishën mes vetit – Ulqini u copëtua pikë e pesë,  saqë anamalesit as që u pyeten ndopak, derisa u erdhi shpëtimtari – lala, Fatmiri). Forca e re Demokratike u bë gati të hynte në koalicion me koalicionin proserb në Mal te Zi – me Medojeviq. Pasi që Cungu është biznismen shqiptar, milioner në MZ, bëri presion nga qeverisja vendore dhe u ndal. Filloi të merret me kundërshtime ndaj Partise të Ferhat Dinoshes dhe Gëzim Hajdinagës  UDSH (partneri koalicion  e  Gjukanoviq). Me këtë Forca e re Demokratike fitoi një simpati tek diaspora shqiptare në SHBA, po ashtu edhe figura e dytë në këtë parti, Genc Nimanbegu , ra në sy si shpresë e një veprimtari shqiptar vendor. Madje, edhe nga diplomacia amerikane, ndoshta me sugjerime nga baxhanaku (gratë motra) i tij që prej vitesh punon në Podgorice, në  Ambasadën amerikane, z. Bernard Coba.  E tëra kjo coi deri në atë që  diplomacia malazeze vërejti se po i pregatitej dicka dhe bëri një rrokadë shahu dhe nga pushteti hoqi mikun e vjetër besnik, Hajdinagën (të cilin e mban rezerve per nje moment të nevojshëm) dhe  vendosi nje mik të ri, Fatmir Gjeka, përçau UDSH dhe e vendosi në pushtet të kryetarit të Ulqinit,  Nazif Cungun.I etur për atë post, u vërsul si bisha, duke i fërkuar duartë,  si Tuc Maku te „Toka e Jonë“. I etur për të dyfishuar pasurinë harrojnë interesin e premtuar kombëtar dhe ndërkombtar, Fatmir Gjeka, i mësuar me Hajdinagën dhe Cungun u bë matrapazi me i perkryer në  politiken shqiptare ne MZ,  saqe kur u mbajtën zgjedhjet e fundit parlamentare në MZ edhe në Partinë (LD në MZ) e fundit, e cila kishte mbetur pa bërë zyrtarisht  flirt politik me malazezët, e shtyu  në koalicion dhe sot këta shqiptarë, të cilet e  shpëtuan Ulqinin mos me ra… ende i kemi në koalicion me Millon – DPS-në.  Dhe, përralla vazhdon  derisa shqiptaret shtyhen kush te bëje krushqi (nuse) me malazezet e kush t’i behet dashnore.

Hashim-Thaci-Ulqin-4

 

Si duket, u shtuan edhe dy krushkë në këtë dasmë, Edvin Rama dhe Hashim Thaci. Edhe këto u bene ulqinake. Të shohim se a do të ndryshojë dicka në të ardhmen. Nga Rama veshtirë se mund të pritet dicka e frytshme. Ai u bë borxhli dy herë, pasi që ai u ndihmue nga malazezet edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, kur ne Shkoder për herë të parë pushtetarë të Qeverise malazeze moren pjesë në miting, duke lobuar Edi Ramen. Ishin ministri i Qeverise malazeze: Branimir  Gvozdenoviq, Sonja Vllahoviq. Si duket na ra Shkodra e „mbeti  Ulqini“, por këtë do e marrim vesh pas disa brezave si përherë, se kështu ndodh kur të prijë kombin matrapazi e tregtari.  Ne vitet 1992, gjatë bisedimeve në ish Jugosllavi, kur filloi të bëhet fjalë për Ulqin,Tivar,Tuz, Malesi, Plave e Gusi në takim me Lordin Karingthon, shqiptarët e këtyre trevave shpresuan në një Status special nën Mal te Zi ,por ky u shujt shpejt, edhe pse këtij veprimi i printe LD ne MZ, por e infiltruar më shumë fytyra të dyshimta perrreth, kujtojmë në Bruksel një delegacion shqiptar nga MZ, atë kohe ishte edhe një avokat shqiptar, i cili mbajti qëndrim shumë dëmtues për shqiptarët. Në fund u kerkua për Status special – reciprocitet për një grusht malazez në Shkodër.  “Për shqiptarët nën Mal të Zi nuk ka më reciprocitet, ta dinë Rama dhe Thaçi“, e shuajti këtë shpresë….

Por, kontribut i dha vecanërisht shoqata prosllave në Shkoder „Udruženja Srbo-Crnogoraca u Albaniji ‘Moraca-Rozafa’”, e cila në mes të Shkodrës, si ndër breza, edhe sot dëmton me platforma të përkryera shqiptarët.  Një ditë para se u celebruan dekoratat në Ulqin dhe në Shkodër u mbajt promovimi i nje libri për Shkodrën, i bërë në gjuhën serbe,ne qirilice, nga Akademiku ne MZ Burović (Akademik Kaplan Burović/ në mesin e shumë veprave të tij preferojmë“ Zov Kosova“) i cili në të vërtetë është nje ish-ulqinak, i cili simbas tij i rikthyer në ortodoksizëm nga islami i njohur me emrin KAPLANA RESULI –  Resulbegu, ulqinaku rrjedh nga nje familje ulqinake në Kalanë e Ulqinit të ardhur gjatë perandorisë osmane nga Bosna. Resulbeget sot janë te besueshëm, burimor malazez në Ulqin(shoku e gjenë shokun kudo qe shkon në çdo kohe).  Hotelet në Kala ku iu shtrua darka kryeministrave i posedojnë në administrim Resulbeget. Miqësi kjo e trasheguar që në kohën kur u okupua ( „Ra Ulqini “)  Ulqini nga Mali i Zi – Krajl Nikolla Petroviq , i cili me të ardhur në Ulqin emroi dy Vojvodë,  njerin malazez dhe tjetrin  gjoja turk – ashtu i quanin shqiptaret muslimanë në Ulqin e Tivar atë kohë. Ata ishin Resulbegët, tash Vojvodet e vetëm të Krajlit malazez në Ulqin, por besnikria e agallarëve e bejlerësve me nga një, si ata i quajnë katundare (anamalasit dhe kranjante) po vazhdon ende sot ndaj malazezve.

Çështja e problemit kombtar shqiptar në Ulqin dhe rrethinë ndër trevat e okupuara shqiptare në Mal të Zi i ka rrënjët shumë thellë dhe në tjetërsimet e shqiptareve në periudha sunduese të ndryshme.

Derisa Thaçi, shpresojme t’i njohë më mirë malazezët, edhe pse në takimin e parafundit u tregua tejet politikan, duke thënë se me malazezet i kemi pasur punët mire. Nëse mendon për kohën kur i kishim  nipa  Crnojeviqët, atëherë është e drejtë, por nëse mendon në brezat e fundit, s’i beson kush.

Një thënie popullore thotë:  “T’i mbash femijët në prehër të lagin“. Kështu ju pret edhe ju dekorimi në Ulqin. Nuk u dekoruat nga të parët e merituar në vend, andaj mos lejoni që hilja e radhës  ndaj shqiptarëve të realizohet.  Përgatitet që së shpejti, në fund të vitit, koalicioni i ri  Forca e Re Demokratike dhe DPS –  Kryetar i Komunas të bëhet nje ulqina, z. Llunji, nga rradhet e Partise se Milo Gjukanoviqit . Tregoni se jeni qytetarë ulqinakë, nga ata patriotë Ulqinak (Cafo Begu, Don Nikolle Tusha, Hoxhe Llunji, Pjeter Gjura etj) dhe ballafaqohuni me nevojat për shqiptarët në këtë trevë tonën shekullore! Unifikoni ato parti shqiptare për nje platformë unike, mundësoni nje Status Special per trevat shqiptare nën Mal të Zi! Ndaloni urgjentisht ndryshimin e demografisë të vendeve tona! Nderhyni dukshem në arsimin shqip të brezave shqiptare në vend, deri në bashkimin e këtyre vendeve arbnore, nën ambrellën e bashkimit mbarëkombtar.

Burimi: Opozita.com