Komuna Ulqinit, sqaron opinionin lidhur me blerjen e automjeteve

April 15, 2015   | Shoqëria / Društvo

audi_a6Në disa media  janë plasuar të pavërteta, lidhur me blerjen e automjeteve për  nevoja   të Komunës

Andaj, për shkak të transparencës  dhe  mënjanimit  të hijeve të  dyshimit njoftojmë  opinion e gjerë  me  rrjedhën e  procedurës së blerjes së automjeteve .

1. Prokurimi  publik  për  blerjen e  automjeteve  është  shpallur dy herë.

2 .Blerja  e automjeteve  ka qënë e planifikuar  me  buxhetin e Komunës  së Ulqinit për  vitin 2014 dhe plani i  prokurimeve publike  për të njëjtin  vit.

3. Tenderi  është shpallur  publikisht  në sajtin  e  prokurimeve  publike të Malit të Zi.

4. Tenderi ka qenë  i hapur  dhe publik, me të drejtë konkurimi të cdo   ofertuesi nga  vendi  dhe jashtë Malit të Zi.

5.Në rastin e parë parashikimi  ka qenë  24000 euro dhe nuk është lajmëruar asnjë ofertues

6.Në rastin e dytë , parashikimi i ofertës ka qenë 25000 euro dhe kemi pasur një  ofertë të vetme  të  mbërritur  dhe e cila  i ka  plotësuar  kushtet  e tenderit.

7.Tenderi ka qenë  i planifikuar  me  të  gjitha parametrat  të suazave   ligjore  dhe nuk  ka  favorizuar  asnjë  ofertues  apo kompani  prodhuese të automjeteve .

Pra, cdo kompani  ka pasur të  drejtë  të konkuroj  me të drejta të  njëjta.

SHERBIMI I FINANCAVE I KOMUNËS SË ULQINIT 

Komuna Ulqinit