Një kujtesë e shkurtër për tërmetin e vitit 1979 në Ulqin – Video

April 15, 2015   | Reportazh / Reportaža

termetiGjekë Gjonaj

36 vjet më parë, më 15 prill të vitit 1979, një tërmet i fuqishëm goditi rajonin e Ulqinit. Referuar të dhënave sezmiologjike të kohës lëkundjet e para u dëgjuan në orën 07:19, e për të vazhduar edhe për disa çaste të tjera. Epiqendra e tërmetit ishte në  Detin Adriatik në mes Ulqinit dhe Tivarit, ku fuqinë e pati nëntë ballë . Aktiviteti i tërmetit, sipas sezmiologëve,ka zgjatur 1 minutë e 30 sekonda në epiqendrën e tij, ndërsa në këtë qytet lëkundjet janë ndier për afro  30 sekonda.  Tundjet  e forta të  tërmetit kanë krijuar panikë tek qaytetarët e Ulqinit, shumica e të cilëve e kanë kaluar natën jashtë.

Dëmi ishte i jashtëzakonshëm. Qindra shtëpi  dhe objekte të tjera ndërtimi ose u shembën ose u dëmtuan rëndë. Të pakta ishin  godinat  në Ulqin  me rrethinë që i rrezistuan kësaj goditje të fuqishme. Tërmeti shkatërroi pjesën më të madhe të Kalasë  e cila nuk është rindërtuar as sot e kësaj dite. Dëmtime pësuan edhe monumentet  kulturore-historike, muranat e lashta ilire dhe bedenet  e  qytetit, sikurse edhe  vendbanimet e Anës së Malit. Por tragjike shin pasojat e  këtij tërmeti  me njerëz. Në rrënojat e  Kalasë gjetën vdekjen  katër qytetarë: Jusuf Ahmet Elezaga 66 vjeç, kapidan  Xhemal Idrizaga 50 vjeç, Feriha Hoxha Nimanbegu 43 vjeç dhe Agron Rexhep Goga 13 vjeç.

ulcinj-ulqini

Në këtë situatë të krijuar trieshtuese e rrënqethëse u kërkua marrja e masave të shpejta nga shteti i kohës dhe për hirë të vërtetës ato nuk munguan. U ngritën çadra dhe kampingje.  Nuk mungoi as ndihma vullnetare e shumë shteteve të botës, të cilat u solidarizuan me qytetarët e  Ulqinit dhe të Malit të Zi, të cilët i goditi tërmeti i vitit 1979.

Ky tërmet ndryshoi strukturën urbane të Ulqinit. Prej atëherë janë rindërtuar ose ndërtuar rrugë, infratsruktura e qytetit, hotele të reja, komplekse tuiristike,objekte shkollore, objekte të kultit, vila, shtëpi etj.

YouTube Preview Image