PDS Ulqin: Pakënaqësi mbas konferencës zgjedhore

April 15, 2015   | Shtypi / Mediji

PDS UlqinNjë grup i anëtarëve të Partisë demokratike të socialistëve në Ulqin kanë deklaruar se mbas Konferencës së 7 zgjedhore është e qartë se disa familje kanë privatizuar partinë. “Nëse e shikoni listën do të shihni se nga një familje ka disa anëtarë”, thuhet në reagimin e anëtarëve nga pjesa e ngushtë e qytetit. Theksohet se ato në këto zgjedhje i sollën PDS-së gati dy të tretën e votave, ndërsa në Këshillin e ri komunal ato janë të përfaqësuar me vetëm një të shtatën e anëtarëve.
“Ne vendasit e Ulqini, Shqiptarët mysliman dhe Malazezët, ne 15, kemi nënshkruar peticionin për përjashtimin nga partia, ndërsa presim që ky numër nga dita në ditë të rritet, kështu që do të dalim edhe publikisht me emra”, shtohet përveç tjerash në reagim.
Në deklaratën për “Dan” funksionarët e PDS-së Loro Nrekiqi dhe Luigj Shkrela kanë demantuar akuzat duke thënë se konferenca ka kaluar në frymë demokratike dhe në pajtim me rregullat dhe statutin partiak. “Këto janë absurditete, me siguri të anëtarëve të cilët i ndajnë njerëzit për nga feja dhe kombi, e të cilët nuk morën përkrahjen e delegatëve të hyjnë në KK. Nuk kishin as guximin të emërohen”, tha Nrekiq.

Bota Sot