Ulqin: Hotel Albatrosi i gatshëm për turistët

April 16, 2015   | Turizmi / Turizam

Hotel Albatros UlcinjNga 20 prilli hoteli Albatros në Ulqin, do të jetë i gatshëm dhe në dispozicion të turistëve. Për pritjen e mysafirëve apo pushuesve dhe akomodimin sa më të mirë në këtë objekt janë bërë përgatitje dhe investimet e duhura.

Xhemajl Bushati, drejtor i Hotel Albatrosit, tha për portalin “Toskanapress.info” se kanë realizuar përbatitjet e duhura në të gjitha aspektet për pritjen e turistëve.

“Sivjet kemi bërë investime serioze dhe kushtet do të jenë më të mira dhe më të lira. Edhe sivjet turistët nga Kosova do të vijnë sipas parashikimeve edhe ë numër më të madh. Çmimet do të jenë minimale dhe ato do të sillen nga 25 euro”, tha Xhemajl Bushati.

Sipas tij turistët mund të akomodohen në hotel nga 20 prilli dhe ku hoteli ka 140 dhoma dhe Brenda një nate mund të akomodoj deri në 350 persona.

“Presim që sivjet me ardh turistë nga rreth dyzetë shtete të ndryshme e më së shumti turistë presim nga Kosova, Gjermania, Qekia, Hungaria, Polonia, Rusia e vende tjera. Kemi kërkesa të shumta”, tha drejtori i Albatrosit.

Hoteli, i kategorisë A, gjendet rreth një mijë metra larg qendrës së qytetit apo Ranës apo plazhit të vogël. Objekti gjendet në një pozitë të veçantë. Ndërtesa e tij zhytet në pishnajat e mrekullueshme dhe është vendosur në bregun e detiti.

Kokteji nga ajri i detit, aroma e lavandës së egër, polenit, pishave dhe luleve është vendosur në dispozicion të mysafirëve. Dhe vërtet në çastin e krjimit të planetit tonë, bashkimi më i mrekullueshëm i tokës dhe detit ka ngjarë pëkërisht aty.

Mysafirët në çdo kohë të ditës mund të kënaqen me pëshpëritjen e valëve, këngën e zogjëve, fëshfërimën e pishave mesdhetare, nëpër të cilën kërcejnë kitrrat çapkëne, të veshura me gëzof të zi.

Toskanapress.info