Forca: Së shpejti marrëveshja e plotësuar e koalicionit me PDS-në

April 20, 2015   | Politika

Deputeti Genci NimanbeguForca kohën e fundit ka forcuar koordinimin dhe bisedat me PDS rreth marrëveshjes së koalicionit dhe mund të pritet që ajo së shpejti të plotësohet, tha për  gazetën “Pobjeda”, deputeti i kësaj parti Genci Nimanbegu.

“Marrëveshja është realizuar pjesërisht, sidomos për shkak të lojërave joparimore gjatë vitit 2013 rreth kryerjes së pushtetit në Ulqin, ku disa politikan lokal këtë vit maksimalisht e shfrytëzuan që, duke minuar pushtetin lokal të Forcës, të forcojnë pozitat e veta. Mendoj se kjo ishte në dëm të qytetarëve të Ulqinit dhe rezultati i këtyre trazirave prej vitit 2012 arritën kulmin me zgjedhjet e parakohshme në Ulqin. Në periudhën e fundit kemi forcuar koordinimin dhe bisedat dhe pres që do të plotësohet marrëveshja nga viti 2012 dhe 2013”, tha Nimanbegu. “Janë shtuar konsultimet për ligje të rëndësishme për ne – të drejtat e pakicave, por edhe për të Mirat detare, si dhe, sigurisht, për disa tema tjera. Kjo mund të rezultojë me një marrëveshje solide, por vetëm me kusht nëse caktohen afatet dhe të ndahet përgjegjësia për realizimin e saj”, shtoi Nimanbegu, e transmeton Portali Analitika.

RTCG