Filluan me mua nga Sejdo Ismaili

April 22, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

Filluan me mua nga Sejdo IsmailiPesë punëtorë të Televizionit Teuta, mbrenda nji viti mbesin pa punë. Të jesh plotësisht i nënshtruar është domosdoshmëri që si duket do ta praktikoj pronari i ri i TVT.
Me presionet, thënë popullorçe “me forcë”, janë vërsul deri sa nuk na kanë larguar, te parin mua, Ilirjana Markashin, Gëzim Ibroçin, dhe para disa ditesh Arijanen Kurmemoviq dhe Suzanën Ganiq.
Të gjith ne ishim me vendime pune te përhershme.!?
Në 40 vitet e mija nuk e kam gjet veten në nji situatë të tillë, për të cilën kam kërkuar një term adekuat, për herë të parë i MOBINGUAR – të MOBINGUAR.
MOBING është fjalë angleze që përdoret kur punëdhansi në mënyr direkte apo indirekte bënë presion të vazhdueshëm te punëtori deri sa punetori te largohet nga vendi i punës.
Po bëj sot këtë reagim që haptas tju tregoj miqve të mi të Facebook-ut, që MOBINGU ne TVT nuk ka filluar me Suzanën e Arijanën, por me mua! Menjiher me ardhjen e pronarit te ri, atëherë kur fushata për zgjedhjet lokale ishte në kulmin e saj, unë ne Televizion kisha status të veçant, këte e kishin vrejtur edhe kolegë e tjer të Televizionit. Cdo paragjykim qe kishin ndaj meje, menjëher e kthenin në akuzë.. si psh:
-Sejdoja e ka prish mikseten qe te na deshtoj emisioni.
-U vonua emisioni sepse Sejdoja e ka fajin.
-Per çdo gja qe nuk funksiononte apo nuk shkonte si duhet fajin e ka pas Sejdoja!?
Si rezultat i të gjitha paragjykimeve te tyre, fillimisht me nisen ne pushim vjetor, por para kohes qe isha marr vesh me drejtoreshen Ilmira Lika. I kerkova drejtoreshes arsyen se pse duhet te shkoj ne pushim para afatit qe jemi marr vesh, ajo mu pergjigj – “Ka than Neçkoja – BEZ KOMENTARA”!?
Kur e kam perfundu pushimin vjetor, vetem nji dite para se te kthehem në punë, me merr në telefon drejtoresha dhe me lajmeron që “Kemi vendos qe TI te vazhdosh me pushim”. Pra të vazhdoj me pushim te dhunshëm, pa pages, pa kurrfare marreveshje me mua!?
Ajo qe perfundimisht më bëri të kuptoj që kan per qëllim me kësi lloj presionesh të më nxjerrin nga ai kolektiv ishte momenti kur kolega i kerkon drejtoreshes qe nje dite gjat kohes kur unë isha ne pushim ta zavendesoja, sepse ai kishte punë, përgjigja ishte – “Rregulloje si te mujsh por pa Sejdon, te lutem”!?
Pra, me keto sjellje edhe shume të tjera, ma ban me dije qe per te vazhdu punën ne Televizion nuk mjafton ta njohesh punen dhe te jesh punetor i mire por duhet të jesh dhe plotësisht i nënshtruar politikisht. Kete ma vertetoi edhe vet pronari Nexhad Lajka i cili ne biseden qe kishim para se te largohem nga puna më tha : ”Ti ke punu shumë mirë, por kam pritur nga ti përkrahje me te madhe, ti e di se ku jam unë”.
Unë i thash qe 9 vite kam ne Televizion, me pronar Dino Ramoviqin, te gjith e kemi ditur se ku eshte i orijentuar politikisht, por qe kurr nuk ka kerkuar prej nesh ta perkrahim ne ate forme. Dinos nuk i pengonte ajo qe ne politikisht kishim mendime te ndryshme, por te funksiononim shume mir si kolektiv dhe te realizonim 10 emisione javore, ku duhej te kishte vend dhe hapsire per cdokend.
Shkurt, ka 1 vjet qe me vullnetin tim u largova nga Televizioni, nganjiher duke mendur se ndoshta edhe unë mund te jem ne nji far menyre fajtor. Por, koha tregoi diçka tjeter. Menjiher me largimin tim, dikush tjeter ishte TARGET. Perafersisht me te njejtat metoda vazhduan me Ilirjana Markashim, me Gëzim Ibroçin e tani edhe me Suzanen e Arijanen.
Kush do të jetë tjetër TARGET dhe a do mund të “mbijetojnë” kolegët që akoma vazdojnë të punojnë, mbetet të shohim në ditet në vazhdim. Gjithësesi, secili prej tyre ka historin e vet, të cilën ndoshta nji ditë edhe ato do ta bëjnë publike…
PS
Ju bej lutje kolegeve qe akoma punojn ne TVT, “Mos i bani LIKE keti postimit tim, ku i dihet, mund te mbeteni pa pune”

Nga Sejdo Ismaili Facebook