OJQ “LABEATËT” eksplorojnë shpellat në Malësi të Madhe

April 22, 2015   | Rajoni / Region

OJQ -LABEATËT-eksplorojnë shpellat në Malësi te MadheOJQ “LABEATËT” eksplorojnë shpellat në Malësi të Madhe


Shikoni videon…pamje nga nji shpellë-humnerë në Triesh.

Ne jemi mësuar të shohim bukuritë e natyres nën rrezet e diellit. Por udhëtimi më interesant është nën tokë mes shpellave të bukura që ndodhen nën këmbët tona.

Nga shpella në shpellë, udhëtimi në qendër të tokës është një nga ato përvoja që të lë me gojë të hapur.

Mrekullitë që Zoti ka bërë me natyrën janë anekënd botës dhe të pafundme.

Shpellat janë një mrekulli e vërtetë e natyrës, mbi të cilat shekujt kanë krijuar kryevepra të arkitekturës shkëmbore.
Natyra është gjithmonë befasuese në atë që ndërton, ajo ka shumë vepra të ndryshme tërheqëse dhe interesante për t’u parë.

Këtu mund të përmendim malet shkëmbore e detet e thella. Por, shpellat janë ndër vendet më të veçanta dhe më misterioze, ato dallohen për vetitë e tyre janë të gjata, të errëta dhe të frikshme.

Shpesh ato shquhen si vende të frikshme por jo në të gjithë rastet janë të tilla pasi ka dhe nga ato që në afërsi të tyre janë emocionuese dhe misterioze në sipërfaqen e Tokës.

Nëse dëshironi të mbytni realitetin lodhës dhe të ndiheni të çliruar nga komplikacionet e teknologjisë, janë disa vende perfekte ku ju mund të kuptoni se sa e bukur është bota pa dorën e njeriut. Shpellat e Malësisë së Madhe të paprekura nga dora e njeriut, të pa ndotura nga tymi i makinave dhe të pambytura nga betoni, janë disa labirinte ku eksplorimi është misterioz, por dhe i rrezikshëm.

Malësia e Madhe është e pasur me një larmi të madhe të shpellave.

Shijoni bukuritë nëntokësore të Malësis së Madhe – Anton Pllumaj Facebook