Rruga e posa asfaltuar që lidh Bulevardin “Teuta” me zonën industriale prishet

April 22, 2015   | Reportazh / Reportaža

Rruga e posa asfaltuar-blv-teuta-zona-industriale-ulqinRruga posa doli nga ndërtimi, por qysh tash ka nisur të prishet. Shkak mund të jetë cilësia tejet e dobët e asfaltimit, shtresa e të cilit është tejet e hollë, raporton portali Tv.Teuta.

Asfaltimi i një aksi rrugor që lidh Bulevardin “Teuta” me  zonën industriale  është kryer nga firma “Tehno Put” nga Podgorica , ndërsa investimet i ka mbuluar Drejtoria për punë publike. Banorët e kësaj zone  padyshim që u gëzuan për investimin e bërë sepse rruga tash më është diçka elementare, por si duket nga situata në terren rruga nuk do të ketë jetë të gjatë. Pa u përfunduar mirë punimet në këtë arterie, asfalti nga përmbytjet e para është dëmtuar, plasaritur dhe gropuar në disa vende.

Avdullah Dervishi sekretar për çështje komunale shprehet se: ”Është në dijeni për dëmtimet që janë bërë në rrugën e posa asfaltuar, dhe që kryerësi i punës , pikërisht “Tehno Put “do të bëjë sanimin. Mesiguri janë bërë lëshime , dhe nuk është përgatitur mirë terreni, por kompania që e ka asfaltuar është e obliguar që të bëjë sanimin”, përfundon Dervishi.

Banorët e zonës në fjalë mendojnë ndryshe. Ata thonë se asfalti është punuar shumë i hollë, nuk janë bërë përgatitjet e duhura paraprake, pra nuk janë përshtatur terrenit, meqenëse është zonë e ulët dhe në disa vende qëndron për kohë të gjatë ujë. Prença Briskoviq është i revoltuar, thotë që : ”Janë para të hedhura, kjo nuk është rrugë që ka ndonjë standard, këtu nuk mund të kalojnë dy makina”.

Koha do të tregojë a kanë të drejtë qytetarët tanë, apo duhet besuar që të autorizuarit nuk kanë bërë lëshime të tilla,dhe nëse po, do të ndërhyjnë për të sanuar pjesët e dëmtuara.