“Vijesti”: Partitë shqiptare e përkrahin ligjin e plaçkitjes

April 23, 2015   | Politika

Genci-Nimanbegu-GjeloshajPropozimi i Ligjit për eksproprijim të Qeverisë së Malit të Zi për momentin nuk ka përkrahjen e shumicës në Parlamentin shtetëror, shkruan “Vijesti”.

Siç thuhet, aktin në fjalë e përkrahin PDS-ja dhe partitë shqiptare, që janë gjithsej 32 deputet.

Shumica e nevojshme për votimin e këtij ligji në Kuvendin e Malit të Zi është 41.

Qeveria ka propozuar plotësimet e ligjit me të cilët do të mund të merret prona nëse vlerësohet se kjo është interes shtetëror dhe që kontribuon në zvogëlimin e borxhit publik.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq ka thënë se normat të cilat propozohen me këtë akt ligjor kanë ekzistuar vetëm në stalinizëm.

Ul.info