Hajdar Cufajt i shembet objekti 5-katësh në Pinjesh të Ulqinit

April 24, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Shembet objekti 5-katësh në Pinjesh të UlqinitNdërtesa në vendbanimin Pinjesh, pronësi e Hajdar Cufajt, ishte sot në shënjestër të inspektorëve të mbrojtjes së mjedisit, raporton portali Ul.info.

Ato paralajmëruan më herët pronarin se ilegalisht po ndërton objektin dhe që, nëse nuk i ndal punimet, ai do të shembet.

Cufaj tha se atëherë ishte jashtë shtetit. Shtoi se ishte i bindur që ekziston plani detaj-urbanistik për atë zonë dhe që, mbas pagesës së komunalive, objekti i tij do të legalizohet.

Inspektorët njëkohësisht kanë paralajmëruar se ditët e ardhshme do të rrisin aktivitetet në terren dhe do të prishin objektet tjera ilegale.