Gëzim Ibroçi: Vrasja e lirisë së fjalës dhe mendimit ndryshe

April 25, 2015   | Opinione
Gezim-Ibroci-UlqinGjithçka filloi me ndërrimin e pronësis dhe udhëheqësisë së televizionit Teuta. U mbajt takimi i parë, me siç u prezantua pronari i ri, Nedzat Lajka, person i njohur edhe më herët nga stafi ku që në fillim na premtoi rroga të rregullta, përparim të teknologjisë e programacionit, me fjalë tjera lulëzim të televizionit…e ku nuk mbetën pa u përmendur edhe shifra milionëshe.Edhe pse plot dyshime i thash vehtes, “është mirë të besosh dhe të shpresosh për mirë”.
Me kalimin e ditëve e kuptova që ligjërata ishte farsë apo thënë popullorçe përalla dimërit, por nuk reagoja sepse e doja atë vend pune, dhe thonë i duruari i fituari.Pas disa ditëve në postin e drejtorit direkt nga zyra “partisë” erdhi këshilltarja e Forcës së re demokratike Ilmira Lika, treguesi i parë që televizionin e mbërtheu politika.

Shenjë jo e mirë, por i jepja vehtës kurajo se zgjedhjet kalojnë dhe normalizohet gjithçka, politika në parlament e ne në punën tonë. Konkludim ky i imi i gabuar, sepse në vend të normalizimit gjithçka shkoj drejt tensionimit.

Filluan redaktimet e cenzurat në punën tonë, të pa aplikuara më parë!!!

Duke shikuar punën time, mbajtur qëndrimet e mia ,e po ashtu duke e vënë në dukje që të “pëlqyerit e favorizuarit e tyre” mua nuk më bëjnë përshtypje, sepse para meje ishin të gjithë të njëjtë, fitova edhe vërejtjen e parë, që siç mu tha ishte për të mirën time.
Në zyrën e drejtoreshës ,pronari Nedzat Lajka më vizaton një pemë dhe një person që po sharronte degën ku po qëndronte, dhe më tha :”kujdes sharraxhi, po e pret degën ku po qëndron, e kam për të mirën tënde”, -iu përgjigja që e ke gabim, ke informata të gabuara dhe dola jashtë duke menduar në vehte çfarë vesveseliu, nga gazetar u bëra edhe sharraxhi tani, por hajt se me kohën do bindet.

Atmosferë e ftohtë mbizotëronte çdo ditë pune, edhe pse isha në shtëpin time të dytë plot 8 vite e sa ,ku përjetuam ngjarje e kujtime gjatë kësaj kohe e që i buzëqeshur e plot energji pozitive kalonin ditët.

Problemet vazhdonin dita ditës, tashmë përveç atyre profesionale filluan edhe ato financiare.
Pronari siç duket kishte harruar çfarë kishte premtuar …!!!

Mbajtëm takimin e dytë me ligjëruesin, i cili u tregua jo edhe shumë miqësor me njerzit të cilët e kishin ngritur nga hiçi atë çfarë ai e quante pronë të tijën, ku disa prej tyre vite e vite të lindur para pronarit të ri.
Në mesin e tjerave Nedzati na u drejtua “autobusi do eci përpara, jeni ju apo jo brenda”?!!!.

Edhe kjo u përbi.., për diçka që e don duhet sakrificë, duhet durim, edhe pse po përjetonim torturë, kisha rast të shihja edhe lot në sytë e kolegëve nga presioni, e që ndoshta ndonjë ditë edhe ato do shkruajnë për ato përjetime !!!

Plasaritja e pa riparueshme ndodhi pas publikimit të një shkrimi personal lidhur me pakënaqsinë time për situatën e arsimit shqip në Mal të Zi.
I prekur nga realiteti shkrova e publikova, por përmenda edhe emra konkret që siç u vërejt e paskem prekur zotërin dhe zonjën, udhëheqësit e televizionit.

Plasi sherri…!””Përse të përmendet Genci,? Pse e ke publiku? Ke thyer rëndë kodin e gazetarisë!!!. Ti je këtu i punësuar, është dasht t’ia sjellësh redaktores për redaktim…- në këtë rast drejtoreshës, e të kërkosh dritën e gjelbërt për publikim etj……””
I prekur në sedër e i ofenduar shumë keq, u përgjigja që tekstin e letrës titulluar “I lindur fajtor” e kisha shkruar jashtë orarit të punës, dhe e kam publikuar në profilin tim personal, dhe se janë qëndrime personale, e që nuk mund të pranoj redaktim të mendjes dhe qëndrimeve të mia në këtë mënyrë .Dola jashtë plot mllef e emocione të turbullta!!

“”Zotria thirrej në kodin e gazetarit, ti punon këtu dhe duhet të jesh i përgjegjshëm për vendin e punës””
Nuk qetësohesha dot, edhe pse i vetëdijshëm që nuk kisha bërë shkelje, kontaktova miq e koleg në Kosovë e këtu në Ulqin për këshilla. Ato habiteshin se si ka mundësi të ndodhte kjo, e prej nga guximi për këto veprime të udhëheqësis së re të televizionit.

Pa ndonjë kënaqësi për punë vazhdoja të shkoja tek televizioni.
Përveç obligimeve të përditëshme, si : emisioni i mëngjesit e ndonjë xhirim në terren, pyeta drejtoreshën për terminin kur mund ta realizojë emisionin mbi gjendjen e arsimit shqip në Mal të Zi, emision që e kisha propozuar më herët dhe kisha fituar dritën e gjelbërt për realizim.
Të ftuar ishin dr. Nail Draga, mr.Haxhi Shabani, Genci Nimanbegu nga pozicioni i kryetarit të KKSH dhe prof. Ali Gjeçbritaj.

Përgjigja nga drejtoresha ishte, tani s’mundet, s’kemi mundësi !!
U habita nga përgjigja, por nuk e bëra të madhe të bëja debat, tashmë e kisha kuptuar që për shumëçka ajo as që pyetej.!
Rasti ideal erdhi…! Në prezencë të dy udhëheqësve shtrova pyetjen e njëjtë, drejtoresha heshti edhe pse me kishte dhënë dritën e gjelbërt për realizim disa javë më herët. Foli pronari.
“”Gëzim ti ke zgjedhur një rrugë tjetër, jam i informuar që ke paralajmëruar edhe protest, rruga jote mendoj që nuk është e duhura, dhe ti emisionin nuk mundesh ta realizosh.
I habitur përsëri nga përgjigja pyeta.. Përse, kujt i shkon në favor? Sepse sipas meje s’kishte asgjë të keqe as për shikuesin as për televizionin mbajtja e emisionit, e po ashtu e protestës, mënyrë demokratike për të shprehur pakënaqësinë.!!
Pronari vazhdoi arsyetimin e vendimit. “” Ti tani ke një rol tjetër, dhe nuk mundesh edhe gazetarë edhe protestaxhi””

Duke u munduar ta mirëkuptoj i thash -le ta mbajnë pra dikush nga kolegët. Unë i kam kontaktu njerëzit dhe u dakorduam për rrjedhën e emisionit, kam turp ti kthej mbrapsht të ftuarit pa ndonjë arsye.!!

Jo nuk mundet! – ishte përgjigja e pronarit, duke shtuar se emisioni do të mbahet “kur ato ta vlerësojnë që duhet”.!!

I pa fuqishëm t’a ndryshoj situatën, i thash që unë do vazhdojë udhën e nisur, derisa i turpruar telefonova të ftuarit e emisionit që për shkaqe që as vet spo i kuptojë emisioni nuk do të mbahet. !!

Kalova netë pa gjumë dhe shpirtnisht shumë i trazuar, çka nuk munda ta fshihja as tek familja as tek njerëzit tjerë më të cilët kaloja 24 orëshin, dhe VENDOSA.

E doja atë punë por s`kisha rrugëdalje, aspak e lehtë por i detyruar, dinjiteti mbi të gjitha. Në televizion nuk kërkohej më nga unë profesioni i gazetarit por diçka tjetër….

E ftova për një kafe jashtë televizionit pronarin dhe ia kumtova vendimin tim, nuk mbante më pilafi ujë.
Ndoshta i gabuar, por i përulur vetëm Krijuesit.!!!

Ps- vërtet kam shumë për të thënë, por kaq mjafton kësaj rralle, mjafton për përgjigjen përse unë nuk jam më pjesë e televizionit Teuta, derisa detaje tjera kur të vie momenti, ” shumë kemi parë, dëgjuar e mësuar gjatë atyre viteve, jo vetëm unë por edhe tjerët ”