Karamanaga: Shënohet 160 vjetori i lindjes së Ali Ulqinakut + Foto

April 26, 2015   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

160 vjetori i lindjes së Ali Ulqinakut-UlqinNë Sallën e konferencave në hotelin “Mediteran” është organizuar Simpoziumi i dedikuar 160 vjetorit e lindjes e Hafiz Ali Riza ULQINAKUT figurës më markante dhe më të madhe në historikun 2500 vjeçare të kulturës tonë. Simpoziumi i sotëm ka qenë një frut i bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë islame të Ulqinit dhe Bashkimit të krijusëve shqiptare në Mal të Zi. Në ditën e sotme u prezentuan ligjeratat nga autorët prej disa vendeve shqiptare, nga Lezha, Shkodra, Podgorica, Prishtina dhe Ulqini. Në këtë mënyrë është treguar dhe një dimenzion tjetër i kësaj figure të madhe shqiptare, arsimore e kulturore me përmasa kombëtare. Ndërmjet tjerash është përmendur se Simpoziumi i parë është mbajtur para disa vitesh në organizimin e Art Clubit, kurse Bashkësia islame e Ulqinit ka shenur 150 vjetorin e lindjes e Hafiz Aliut. Gjithashtu qyteti i Lezhës në vitin e kaluar ka organizuar një Konferenc dedikuar Hafiz Aliut.
Rikujtoj opinionin se në vitin 1999 Hafiz Ali Riza Ulqinaku është shpallur nga ana e Prezidentit të Republikës “Qytetar nderi i Lezhës”. Në simpoziumin e sotëm është propozuar që Kuvendi Komunal i Ulqinit ta miratojë kërkesën, që Qendra kulturore e Ulqinit të emrohet më emrin e Hafiz Ali Riza Ulqinakut, si edhe të punohet dhe të vendoset busti i Hafizit para Qendrës të kulturës.
Ne Ulqinakët jemi krenar që Hafizi ka lindur në Ranën tonë, ku edhe është frymzuar dhe inspiruar për punën, të cilën do ta vazhdojë në Skodër dhe më vonë edhe në Lezhë. Prandaj, të gjithë ne duhet edhe më tepër të punojmë që ta njoftom opinionin më rolin e madh në arsimin dhe edukimin, jo vetum fetar e kësaj figure të kulturës tonë. Mbetet detyrë e përbashkët që të angazhohemi edhe më tepër për punën epokale, kulturore, letrare, fetare të Hafiz ali Riza Ulqinakut që populli jonë ta qesë nga harresa dhe mos ta harroj kurrë. Dhe në fund, në Simpozium është degjuar propozimi, dhe më te janë dakordur të gjithë të pranishmit që të shpallen tradicionale “Ditët e Hafiz Ali Riza Ulqinakut” të cilat do të mbahen me radhë në Lezhë, Shkodër dhe në Ulqin.

Ismet Karamanaga Facebook