Rexhep Lleshi: Flamuri shqiptar simbol kombëtar e jo rajonal

April 28, 2015   | Opinione

Rexhep-LLeshiMë 26. prill 2015. e diele, në rrugën Katërkollë – Tivar, te unaza në Krythë, ora 13:40, takova auto-kolonën që lëvizte në drejtim Tivar – Ana e Malit. Në bazë dekorimi të dy simboleve madhore, flamurit shtetror të Malit të Zi dhe kombëtar shqiptar, të vendosur në veturen e parë të autokolonës, konkludova si për gazmend familjar – dasmorë. Me aqë përfundoj dhe interesimi im nga ana e kundërt i udhëtimit dhe vazhdova drejtë spitalit në Tivar.

Pasi e kreva obligimin moral, vizitë të smurëve, po asaj rruge u këtheva për shtëpi. Në magjistralen Tivar – Ulqin, lagja Zalev, punishta Aragana, ora 15:35, përsëri takova në kolonë dasmorësh, tash të prierë vetëm me një flamuer, atë shtetror të Malit të Zi. Mirë e shikova dhe vërejta se është po ajo kolonë të cilën e takova në Krythë, që shkonte drejtë Anës Malit dhe me dy flamuj. Kësaj radhe vëmendjen ma tërhoqi mungesa e simbolit, më parë valëvitëse, flamurit shqiptar. Ai konstatim më shtyri mendjen në alternativa që të gjitha më qitnin po në atë rrugë të cilës shkoja unë e shumë të tjerë, si dhe ato të kolonës dasmore. Edhe pse gjithmonë shqiptarë e pak më parë ”dasmorë shqiptarë”, që jetojnë diku ”thell” në Mal të Zi, në Tivar, që në këthim aqë fortë e injoronin përkatësinë kombëtare, si konkretisht ditën në fjalë, me ulje-mshehje të flamurit, simbolit kombëtar mvarësisht nga rruga të cilës kalonin. E regjistrova faktin por jo edhe arsyen e veprimit të tillë. Më mbetë enigmë çfarë i motivoi dasmorët që rrugës së fshatit – Anës së Malit ta çojnë e asaj të qytetit – Tivarit ta fshehin flamurin shqiptar. Kjo ngjarje më asocon në tjetër, arsimore, që para dy dekadave ma dëftoi një i njohur më si vijon:

– Në vitet 50-ta e 60-ta të shekullit të kaluar, nxënësit fillorist në Ulqin, si më qëllim të ndarë, mësonin: në shkollë të qytetit, në gjuhën ”prestigjioze serbe”, në të cilën dhe vazhdonin shkollimin, ndërsa ato në Vlladimir e Shtoj vijonin në ”gjuhën fshatare shqipe”.

Flamuri shqiptar është simbol kombëtar e jo rajonal. Të gjitha anijet në vijatë ujore e ajrore nëpër botë qarkullojnë me simbole gjegjëse shtetrore-kombëtare pa dallim rruge të cilës kalojnë. Arsye tjetërsim-përdorimi nuk ka as për flamurin shqiptar. At tjetërsim e bëjnë vetë shqiptarët në Mal të Zi. Për të treguar se gjoja ”nuk janë shqiptarë”, apo për të thënë se ”janë bërë malazez”?! Nga të dyja këto, asnjëra s’është e vërtetë. Ky është problem për të cilin duhet folur argumentuar e në mënyrë edukative sistematikisht spjeguar zgjidhje. Me te duhet të merren aktivistet shqiptar të komunës së Tivarit, të ndihmuar nga asocionet shoqëror në Mal të Zi, kryesisht Këshilli kombëtar shqiptar.