Kryetari i UDSH-së M. Zenka takohet me Ambasadoren e SHBA-së

April 29, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

M. Zenka takohet me Ambasadoren e SHBA-së-UlqinTë mërkurën, në selinë e Unionit Demokratik të Shqiptarëve, kryetari i kësaj parti Mehmed Zenka me bashkëpunëtorë pritën Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Margaret Ann Uyehara, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Ulqin.

M. Zenka takohet me Ambasadoren e SHBA-së-Ulqin-2
Duke e falënderuar znj. Uyehara për respektin dhe konsideratën e treguar ndaj tyre, nga UDSH-ja shprehen se SHBA-ja për to, por edhe për shqiptarët në tërësi, paraqet faktorin kyç të stabilitetit të Malit të Zi dhe Ballkanit.
“Poashtu, dëshirojmë të shprehim kënaqësinë që gjatë bisedimeve me ekselencën e saj kishim rastin të shfaqim kërkesat politiko-ekonomike të Shqiptarëve në Mal të Zi, gjegjësisht, të shpalosim mendimet dhe idetë tona për përmirësimin e pozitës së tyre”.

 Shërbimi për informim të UDSH-së

M. Zenka takohet me Ambasadoren e SHBA-së-Ulqin-1