Brajoviq: Punimet në autostrade do të fillojnë me 11 maj

May 2, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

Ivan BrajoviqMinistri për komunikacion dhe pylltari Ivan Brajoviq  ka paralajmëruar sot se me 11 maj edhe zyrtarisht do të fillojnë punimet në ndërtimin e autostradës Tivar-Bolare. Brajoviq ka theksuar se duke filluar prej kësaj date  fillon afati 48 muajsh  për përfundimin e plot të ndërtimit  të aksit prioritar të autostradës  Smokovac-  Uvaç- Mateshevë. Ministri i financave Radoje Zhugiq ,ka kumtuar dje se është paguar kësti i parë i avansit .

Në këtë mënyrë janë plotësuar kushtet për caktimin e datës së fillimit në ndërtimin e autostradës. Brajoviq ka vizituar sot vendin e rrëshqitjes në Kruç  ku sipas fjalëve të tij kjo rrëshqitje është sanuar plotësisht dhe për një kohë të gjatë. Vlera e punimeve ka qenë 450 mijë euro . Ai po ashtu ka paralajmëruar projekt të shumta në infrastrukturën rrugore të Ulqinit.

RTCG