Nelaj: Senzibilizim më i madh i legjislacionit dhe institucionet për dhunën në familje

May 6, 2015   | Reportazh / Reportaža

Hatixhe-Nelaj-Senzibilizim i legjislacionit dhe institucionet për dhunën në familjePojekti „ Përmirësimi i mbrojtjes sociale dhe sigurisë së viktimave të dhunës në familje“,është realizuar në kuadër të Programit të grantëve të vogla „Koalicionet lokale për zhvillimin e komunitetit“

Përvojat klinike dhe hulumtimet empirike kanë treguar se familja si njësi themelore e shoqërisë nuk është vetëm ambient që ofron përkrahje emocionale, sociale dhe materiale anëtarëve të saj, por mund të jetë edhe ambient dhunues, ku në mënyrë brutale thehen të drejtat themelore të njeriut u shpreh në konferencën për gazetar sot drejtoresha e SOS telefonit për femra dhe fëmijë viktima të dhunës Hatixhe Nelaj

“Familja u ofron anëtarëve të saj dashurinë dhe kujdesin më të madh të ndërsjelltë, mirëpo shumë shpesh mund të jetë „kurth për gruan“ ku ajo përjeton forma të ndryshme të dhunës.

Dekadat e fundit dhuna në familje është lëndë e diskutimeve të gjëra publike, hulumtimeve shkencore, materije e institucioneve shoqërore dhe shtetërore, e sidomos e organizatave joqeveritare të cilat kanë vënë në pah se dhuna familjare (ku viktima më së shpeshti janë gratë) është forma më drastike e shkeljes së të drejtave të njeriut,shton Nelaj

“Qëllimi i këtij projekti nëntë mujor ka qenë që viktima të informohet mbi të drejtat e veta,të ketë përkrahje dhe përforcim që të vazhdojë rrugën e daljes nga rrethi i dhunës,

Që legjislacioni ,organet dhe institucionet shtetërore të jenë të sensibilizuar mjaftueshëm sa i takon dhunës ndaj grave,

-Që policia, gjyqësori, prokuroria publike dhe organet e kujdestarisë   – qendra për punë sociale, të jenë të shpejtë dhe efikas në zgjidhjen e problematikës së dhunës familjare , të bëjnë dallimin mes dhunuesit dhe viktimës, si dhe punën e tyre ta shohin si obligim dhe detyrë profesionale.

– Të ndryshohet qëndrimi patriarkal i njerëzve sa i përket dhunës dhe pozitës së gruas viktimë e dhunës,

të egzistojë gatishmëria e gruas e cila është viktimë e dhunës të shfrytëzojë të drejtat e veta,në këtë formë mund të luftohet kjo dukuri e shëmtuar .

Është bërë trajnimi i anëtareve të shoqatës për shërbimet e personit të besueshëm.Poashtu është organizuar trajnimi treditor në kuadër të së cilës 10 aktiviste të sos telefonit kanë fituar të gjitha informatat e nevojshme më lidhje me rolin e personit të besueshëm,por edhe këshilla të ekspertëve për të bërë planin e sigurisë.

Pastaj kemi mbajtur 24 puntori me gratë të vetme të cilat kanë përjetuar dhunë dhe në përgjithësi ata janë të gatshme të vazhdojnë jetën të pavarura,dy nga to janë kyçur edhe në shoqatën tonë,u shpreh Nelaj

Hatixhe-Nelaj-Senzibilizim i legjislacionit dhe institucionet për dhunën në familje-1

Një ndër aktivitetet primare të SOS telefonit është vullnetarizmi në telefon që përfshinë   obligim kujdestarie çdo ditë nga ora 17-21 h, 365 ditë në vit. Por neve tash 5 vite kemi bërë transferim të thirrjeve në numrin e kordinatorës së shoqatës,kështu që jemi 24 orë në shërbim

Gjati periudhës së realizimit të këtij projekti ,pra për një vit kemi pasur 66 raste me rreth 600 telefonata,çdo njëra ka thirrur së paku 2 deri në 8 herë .

Ndihma juridike gjatë realizimit të këtij projketi në mënyrë intenzive është ofruar klijenteve tona ,në formë të këshillave,udhëzime dhe ndërhyrje në Qendrën për punë Sociale,polici dhe gjygjsor.Ndihma është ofruar 42 femrave

Për të pasur informata të duhura kemi pasur edhe takime me përfsqsues të institucioneve me të cilët kemi të nënshkruar edhe memorandumin e bashkpunimit .

Në fund kemi shtypur “informatorin mbi mundësitë e mbrojtjes së viktimave në familje” ,Broshura është publikuar në dy gjuhë,ku për herë të parë do të kenë mundësi që në institucione të kenë informata në gjjuhën shqipe .