Bujar Nishani dekoron Mark Gjonaj, me dekoratën “Nderi i Kombit”

May 8, 2015   | Bota

Nishani-GjonajBeqir SINA, Bronx New York

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkelqësia e Tij, Bujar Nishani, dekoroi mbrëm në një ceremoni të organizuar nga familja Gjonaj, në Nju Jork, me rastin e vizitës së tij në SHBA, asamblesitin e parë shqiptarë në Asamblenë e Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj . Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, si dhe disa nga udhëheqësit vendor, zyrtarët më të lart të qytetit të Bronxit, përfshirë Bronx Borough President Ruben Diaz Jr., me Zonjën e Parë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Assemblyman Marcos Crespo, veprimtarë të dalluar të komunitetit, drejtues të shoqatave shqiptare në komunitet, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ceremoninë e moderatoroj, me plot talent Linda Gojçaj. Pas ekzekutimit të dy himnve kombëtare të dy vendeve SHBA dhe Shqipërisë, nga këngëtaria Albërie Hadërgjonaj, dhe e bija Angjelina, si dhe leximit të dekreteve nga Drejtori i Drejtorisë së Informacionit në presidencë Edvin Shvarc , Presidenti Nishani dekoroi me dekoratën “Nderi i Kombit”, zotin Mark Gjonaj, me motivacionin: “Një ndër shembujt e suksesit të shqiptarëve të Amerikës – për ruajtjen dhe mbajtjen e vlerave kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

Ceremonia, u mbajt në lokalin e njohur Don Coqui Restorant, zonën bregdetare e quajtur City Island, në Bronx – New York.

Në ceremonin e dekorimit, ishin të pranishëm bashkëshortja Roberta, dhe dy fëmijët e tyre, Nikolla dhe Jozefi, prindërit, dhe anëtarë të tjerë të familjes Gjonaj, stafi i zyrës së tij, miq, shok , dashamirë dhe mbështetës të tij, në zonën elektorale 80të.

Presidenti i Bronxit Ruben Diaz Jr. duke i uruar mirëserdhjen në qytetin e tij – presidentit të Shqipërisë, zotit Nishani, tha se “Është me të vërtet një kënaqësi e madhe, që sot vetëm 24 orë mbasi qytetin tonë e vizitojë Presidenti i SHBA, Barck Obama, të kemi nderin që në qytetin tonë, të jetë për vizitë një President tjetër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Bujar Nishani më Zonjën e Parë, Odeta Nishani”

Me këtë rast në emër të Presidentit të Bronxit Ruben Diaz Jr. dhe qytetit të Bronxit, iu dhurua Preisdentit të Shqipërisë z Bujar Nishani – një skulpturë me “Shqiponjën e Kristaltë” të qytetit.

Duke përshëndetur me këtë rast të gjithë të pranishmit, kreu i shtetit shqiptarë, vlersojë lart rolin e kontributin e diasporës në çështjen kombëtare, demokratizmin e Shqipërisë, rrëzimin e komunizmit, përpjeket e shqiptarëve të amerikës, për liri dhe më shumë të drejta të shqiptarëve në trojet e tyre, lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës e tjera. Kurse, duke ngritur lart lidhjet e shkëlqyera të Shqipërisë dhe SHBA, presidenti Nishani, i dha një meritë të veçantë shqiptarëve të Amerikës, në krjimin e këtyre lidhjeve, të cilat ai i quajti lidhje historike , të SHBA dhe Shqipërisë, shqiptarëve dhe amerikanëve, dy popuj miq të pandarë, tha zoti Nishani, që na lidhin vlera dhe principe të lirisë e demokracisë.

INA