Cili është artisti me nofkën X, shikoni ju vetë – Video…

May 8, 2015   | Lajmet / Vijesti

Shkelqim-Ravja-XShkëlqim Ravja i njohur me nofkën X, solli në treg këngën e tij më të re të titulluar ´Cross the Universe´, kjo këngë erdh në publik e plotësuar me videoklip

Me një stil ndryshe, artisti X, tregun tonë muzikor e pasuroi edhe me një këngë. Kënga titullohet ´Cross the Universe´ dhe është punuar e tëra nga vetë X.

Ndërkaq për videoklip atristi ka punuar me produksionin Pink Moon, e përveç tij, në këtë video mund te shohim edhe fytyra të njohura të artit në vendin tonë. Transmeton lajmi.net

E ky nuk do të jetë projekti i fundit, Shkëlqimi për Lajmi.net, ka treguar se tashmë është në përfundim të albumit të tij të parë i cili do të titullohet ´Mbret´ dhe do të ketë 11 këngë të zhanreve të ndryshme, në mesin e të cilave do të jenë edhe dy bashkëpunime njëra me reperin Ellinel e tjetra me Nitin ish anëtar i grupit NR.