Mali i Zi sytë dhe mendjen tek turistët nga Kosova

May 8, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

OT e Ulqinit në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtin-5Po i gëzohen shumë kohës së ngrohtë e cila po mbretëron në këtë fillim maj, duke u lutur që temperatura edhe më larta të mbretërojnë gjatë gjithë vverës së sivjetme e më gjatë.  Duke parë se qytetarët e Kosovës vazhdojnë  të mbeten turistët më tradicional dhe më besnikët e Ulqinit, kjo po joshet që të zgjerohet në tërë Malin e Zi.

Për promovimin, joshjen, tërheqjen dhe rritjen e numrit të turistëve në jo vetëm në Ulqin, por në tërë vijën bregdetare të Malit të Zi, në Kosovë janë angazhuar si asnjëherë më parë zyrtarë nga Ministria e Turizmit e Organizata Turistike e Malit të Zi, si dhe organizatat turistike të Ulqinit, Budvës e Barit.

Jo vetëm Ulqini, por i gjithë Mali i Zi janë destinacion turistik më atraktiv dhe i vizituar nga turistët e vendeve të ndryshme  dhe të ciëlt mahniten me bukuritë, atraksionet, manifestimet, plazhet, liqenet, lumenjtë, me monumentet kulturo-historike, me banorët dhe mënyrën gjenerale, me atmosferën freskuese për shpirtin.
“Qytetarët e Kosovës edhe sivjet destianacion kryesor të pushimeve do ta kenë Ulqinin, ku mijëra kanë vërshuar Ulqinin në ditët e para të majit dhe presim që  gjatë tër verës të ketë numër edhe më të madh të turistëve nga Kosova, të cilët  tashmë bëjnë turizëm tradicional në Ulqin”, tha për portalin “Toskanapress.info” Fatmir Gjekaj, kryetar i Komunës së Ulqinit.

Suad Gjeloviç, këshilltar për destinacion në Departmantin e Ministrisë së Turizmit, tha për “Toskanapress.info”  se promovimi dhe joshja e turistëve, ka një rëndësi të madhe për rritjen e turistëve.

Sivjet janë bërë organizime dhe do të ketë shërbime më cilësore të të gjitha shërbimeve. Do të ketë edhe mainfestime kulturore e festival ndëkrombëtare.

Ai tregoi se qeveria,ka bërë planin për sezonë turistike, ku janë të përfshira të gjitha institucionet adekuate me qëllim që sezona turistike të jetë e sukeshme.

Gëzim Hajdinaga, nga Organizata Kombëtare e Turizmit, e cili kohë më parë ishte kryetar e ministër, tha për “Toskanapress.info” se Ulqini dhe Mali i zi do të mbetet i konkurrueshëm,  pasi mbetet vendi më i “lirë” në rajon dhe ofron bukurinë e ujërave dhe madhështinë e traditës.

Normalisht se Ulqini ka një traditë shumë vjeçare për turizmin dhe  Edhe “Rruga e Kombit” ka ndikuar në ardhjen e turistëve nga Kosova në Ulqin. Qyteti i Ulqinit, është një perlë e vërtetë”, tha Hajdinaga.

Zana Hollaj Servan, drejtoresh e Organizatës Turistike të Ulqinit, tha se pa dyshim se kosovarët edhe sivjet  në numër të madh do të jenë në Ulqin, ku pushojnë me vite të tëra.


Emil Kukalj, nga Organizata Kombëtare e Turizmit, tha se presin që të ketë rritje të turistëve nga Kosova, kjo bazohet në bazë të ngirtjeve vit pas viti. Nga viti 2012 numri i turistëve është në rritje, ku atë vit ishin 31 mijë e 300, më 2013 35 mijë e 327 dhe në vitin 2014, ishin 38 mijë e 61 turistë nga Kosova.

Ai tregoi se Mali i Zi, ofron atraksione të mrekullueshme që duhet vizituar, duke eksploruar bregdetin, natyrën e llojllojshme, malet, trashëgiminë historike dhe kulturore.

“Turistët mund të zbulojnë e përjetojnë bukuritë e shumta dhe Mali i Zi, mbetet mbetet destinacion tërheqës për vizitorët”, tha Kukalj.

Biljana Bozheviç, zyrtare nga Organizata e Turizmit, tregoi se qytetarët e Kosovës që janë të interesuar për plazhet e Malit të Zi për katër orë mund të arrijnë aty nëpërmjet autostradës shqiptare.

Ajo tregoi se kanë vijë bregdetare mbi 200 kilometra dhe atë shumë interesante që është destinacion tipik tropikal me gur, ranë, guralecë shkëmbor, të vogla e të mëdha të egra dhe të paprekura.

“Mali i Zi, është ende një xhevahir i pazbuluar, peisazhet e mrekullueshme, me malet e larta, liqene të fshehura, kullotat e shumta dhe pyjet e pika ndryshme të  lumenjve të shpejtë malore që janë shumë tërheqëse për vizitorë. ”, tha Boxheviç.

Po ashtu ka edhe trashëgimi, bukuri të shumta natyrore e kulturore që duhet shijuar natyrën e pacenuar me shumë mundësi për pushime.

Vendi ofron kapacitete të mjaftueshme për strehim që janë të ndryshme nga hotelet e vogla në komplekset e mëdha luksoze. Po ashtu edhe shtëpitë private ofrojnë oferta të pasura e të lira

Akomodimet në Malinë e zi sillen në nga 6, 8,12 35 deri në 60 euro ndërsa akomodimet private e hotele.Vendi ka 17 plazhe që zotrojnë flamurin blu.  Nuk mungojnë as manifestimet e ndryshme që janë preznete për argëtimin e turistëve. Në anën tjetër edhe kuzhina tradicionale ofrohet nga një pjesë e madhe e restouranteve që nga kohërat e lashta dhe hapin dyertë dhe na ofrojnë produktet e tyre.

Aleksandra Petkoviç, nga Organizata Turistike e Budvës, tregon se po joshin atë çfarë ofrojnë dhe kërkojnë nga turistët e Kosovës që të pushojnë në plazhet e Budvës.  Nga Prishtina për pesë orë arrihet në Budva.

Nikoleta Nikçeviç, nga Organizata Turistike e Barit, fton qytetarët e Kosovës që të pushojnë edhe në plazhet e kësaj komune, të cilat janë mjaft tërheqëse. Sipas saj nevojiten katër orë e gjysëm për të arritur tek destinacioni mjaft tërheqës.

Besim Toska

Toskanapress.info