A ishte shkuarja në festival të Gjirokastër nga Ulqini një ç’organizim i orgnizuar…?!

May 12, 2015   | Opinione

Festivali i Gjirokastrës-Ulqini-prezent-5Shkruan Muhmet Nika

Thjeshtë nga 1204 artistë që prezantuan në festivalin e sivjetshëm të Gjirokastrës i ra që mbi 100 e sa  persona të ishin nga Ulqini, kurse edhe vetë Kosova , me siguri, nuk pati më shumë se 100 persona atje..?!

Por në se pyesim:   Se a është kjo , rezultat i organizimit të mirëfilltë të shoqatave prezantuese dhe institucioneve ulqinake që u rrinin pas, apo  mos ndoshta ishte e kundërta?! Ne na duket që fjala është më shumë për të dytën?!

Thjeshtë për gjithë këtë që ngjau Ermali , nga Top Çenëlli, do të ish shprehur me romuze, se shkuarja sivjet në Gjirokastër ishte”.. një ç’ organizim i organizuar.”?!!!

Sipas njohurive tona që kemi dhe informacionit cekim që shikuar realisht kapacitet për të prezantuar artistikisht dhe mbase me vlera qytetin e Ulqinit atje do të mund të kish ndodhur , sikur përzgjedhja të ishte bërë mbi bazën e një konkursi të ngritur nga një “meritum” kulturor i formuar enkas nga pushteti vendor, ashtu si bënë të gjithë bota?!!

Partitë dhe shoqatat   në Ulqin..?!!

Këtu në Ulqin , kështu si ka ardhur puna, tashmë po duket se është krejt e zakonshme që çdo subjekt politik të ketë shoqërinë kulturore të veten e cila prezanton partinë e jo trevën apo mjedisin nga e cila vjen. Tjetër , shikuar nga anash , gjithashtu del që kur partitë pretendojnë se ishin më interesante   në qytet , i binte që vlerat kombëtare të prezantoheshin nga shoqatat e qytetit dhe kur mund të pritet që lufta politike të bëhet në rrethinë apo në Anë të Malit , prezantimi kulturor bëhet nga rrethina. Shikuar nga ajo se kush na prezantoi sivjet në festivalin e Gjirokastrës , del që partitë më në Ulqin, nuk llogarisin në ndikim dhe gara politike prite të bëhet në rrethinë bashkë me Anë të Malit.

Prezantimi , i bie të ishte   edhe”barometer “ i zgjedhjeve të ardhshme . Bile në Anë të Malit do të jetë ndeshja edhe më e fortë sepse nga kjo trevë prezantuan dy shoqata ?! Ajo e Anës së Malit- pro Gjekës dhe   Tradita që anon nga Forca e Re Demokratike. Kjo të paktën konkludohet nga udhëheqja e shoqatës BKA-së(Traditës), që po i bënë një rivalitet të heshtur Gjekës, si kryetar komune- kuptohet si dekor i Forcës dhe logjistikë e saj, sidomos “ në kohën e përmbytjeve në Anë të Mali- kujto, koha e kryetar Cungut…”?!

Këtu si grupim i ri paraqitet edhe Shoqata Buzuku e cila , pasi u përça dhe u suprimua në pjesëmarrje qëllimisht nga drejtoria e kulturës, gjërat janë më se të qarta. Por  kësaj të fundit, si duket “i rënë në hall…”, i doli në ndihmë vetë kryetari Gjeka, duke reduktuar minutat e programit të Shoqatës së Anës së Malit në llogari të prezantimit të Buzukut dhe duke e sponsorizuar edhe vetë atë. Madje pasi shoqata kultivon apo prezanton fundi i fundit edhe vlerat e melosit të shqiptarëve të besimit katolikë veprimi i kryetarit ishte i prerë – pro pjesëmarrjes.. .?! Bile thuhet se ai qysh para nisjes ish shprehur haptas , që nëse nuk merren edhe këto të Buzukut , lirisht mund edhe të mos shkohej fare në festival…?!!