Ashensori në Kala, mjeti që shkakton shqetësime në Ulqin…Reagon G. Nimanbegu dhe Xh. Peroviqi – Video

May 13, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

ÇFARË  FATIT  PO KRIJON  PUSHTETI  NË  ULQIN?

Ashensori në Kala te Ulqinit

Kompromisat që do të çelin rrugën e devastimit urban, shoqëror dhe moral

Nga kontaktet dhe informatat që kam marr kohën e fundit duket fare e qartë që është fare pranë realizimit të një kompromisi të radhës në Komunën tonë, e kjo është legalizimi i pozitës së liftit për Kala?!

Sa për kujtesë, ai lift u nis në tokë të shtetit, pa leje nga asnjë institucion, dhe ka mbet si nje monument dhune, arrogance dhe paaftësije të institucioneve si në Ulqin dhe në Mal të Zi. Sigurisht që paraqet shenjën e një kohë kur ligji nuk është i njëjtë për të gjithë.

Një  Komision i ngritur nga Kryetari i Komunës, që tju them të drejtën disa njerëz nuk I njoh fare, e kanë marrë përsipër që të përcaktojnë vendin e liftit pa konsultime publike dhe të mbyllur në zyre të kabinetit. Sidoqoftë ato po e marrin përgjegjësin nësë kjo ndodh dhe nësë legalizohet edhe një herë një devastim i Kalasë 27 shekullore Ilire  (sic theksuan në Prezantimin e tyre Francezet që këto ditë paraqitën vizionin e tyre për Kala). Ato nga gjithë ndërtimet pohuan që janë vetëm tre objekte që duhet rrenuar:

  1. Hoteli pa leje
  2. Një objekt i vogël në hyrje dhe
  3. Lifti privat pa leje.

Kurse medijt që ishin present në Kala as që e permendën fare qëndrimin e arhitektëve të shkollës së famshme franceze për ruajtjen e objekteve kulturore. Vetëm lavdata anash e këndit për projekt por jo esencën e gjithë kësaj bisede. Esenca ishte që ai objekt duhet rrëzuar dhe ky është qëndrim I paanshën I njerëzve që nuk e vunë  në pyetje reputacionin e vetë për një grusht eurosh.

Neve na shtrohet një pyetje: A jemi apo nuk jemi për ndërtimin e liftit. Po sigurishqt që po dhe për këtë francezët kan dhënë zgjidhje ato janë në dy tunele hyrëse që nuk demtojnë  agresivisht pamjen e Kalasë.

Kurse si për çudi të gjithë zgjidhjet për lift janë në të njëjtin vend ku është bërë krimi urbanistik në 2007/8. A e meriton Ulqini dhe Kalaja legalizimin e tij?

Vendimi i këti komisioni për mua është thelbesor për funksionimin e pushtetit në Ulqin. Besoj që akterët kryesor e dijnë këtë.

Ky vendim nuk është çështje “arhitektësh” por është çështje e të gjithë neve. Prandaj kërkoj përkrahje në aktivitetet për të mundësuar më dinjitet për Kala dhe për Ulqin.

Genci  Nimanbegu, Deputet  dhe  Kryetar i KKSH-së

Komisioni i përberë nga 9 anëtar nesër gjatë ditës do të shpallë fituesin e konkursit, i cili sipas të gjitha gjasave do të parashikojë ashensorin i cili çon në pronë private në Kala.

Pra nesër do të marrim vesh emrin e arkitektit fitues, por që sot dijmë emrat antarëve të komisionit që do të vendosin a do të hyjë Kalaja e Ulqinit në UNESCO apo JO!

Anëtarët e Komisionit:
Fatmir Gjeka
Zana Sarvan
Suada Ismailaga
Nikola Drakiq
Mustafa Gorana
Rifat Alilhoxhiq
Fuad Mavriq
Dunja Bilalagiq
Mirlinda Cena

Sot komisioni votoi  kundër kalasë në UNESCO

Antarët e komisionit që votuan jan:

Fatmir Gjeka         PO

Zana Sarvan          PO

Suada Ismailaga   PO

Nikolla Drakiq       PO

Mustaf Gorana   nuk ka votuar

Rifat Alilhoxhiq     PO

Fuad Mavriq         PO

Dunja Bilalagiq     PO

Mirlinda Cena      PO