Një prezantim jo i denjë i folklorit Anamalas në Gjirokastër

May 14, 2015   | Opinione

Festivali i Gjirokastrës-Ulqini-prezent-5Shkruan Muhamet Nika

Edhe nëse grupi miks i folklorit që prezantoi sivjet në Gjirokastër arrin e fiton ndonjë çmim, ta zëmë për kostumografi, atë herë ky çmim me siguri do tu jepej atyre për shkak të vetë vlerës dhe origjinalitetit që kanë tipet e kësaj veshjeje e jo se atje atë e prezantuan në formë të denjë shoqatat konkurruese. Ose mund të shtohet se në këtë do të ketë ndikuar edhe vetë studiuesja e etnografisë dhe etnologjisë, Afërdita Onuzi- nga Kosova që ishte anëtare e jurisë. Kjo si studiuese e kësaj materie, dihet që ka kryer edhe ekspedita shkencore për folklorin e këtyre anëve- Shestanit, duke u ndalur shkarazi edhe në veshjet e femrave të Anës së Malit. Por për të cilat, siç konfirmhet, kish mbetur e mahnitur nga koloriti i pasur i tyre , pas prezantimit të anamalasve në festivalin e më hershëm kombëtarë të mbajtur para shumë vitesh në Gjirokastër.

E ne vlerësojmë se prezantimi i më hershëm , krahasuar me të tanishmin, ka qenë më real dhe më gjithëpërfshirës. Kujtojmë këtu, se atë herë, në te, “ Kënga e Bletës..” si këngë e llojit më të vjetër- e punës, fitoi edhe çmim…?!!

Respektin e saj për folklorin tonë , na e konfirmoi vetë ajo , gjatë një takimi në simpoziumin ULQINI NË GJURMËT E SHEKUJVE , të organizuar në Ulqin, para shumë vitesh, nga ARTCLUBI, e në të cilin, kisha edhe vetë, një kumtesë   me titulli – Simbolika e veshjes së femrave të Anës së Malit.

Ajo qysh atë herë gjatë bisedës, u shpreh në piemont për karakteristikat dhe origjinalitetin e kësaj veshjeje të pa studiuar sa duhet nëse përjashtojmë studimin e Drita Statovcit, studiuese nga Kosova.

Me që organizimet e tilla folklorike bëhen për të shikuar dhe provokuar interesimin e studiuesve të folklorit e shoh të arsyeshme që është rasti i duhur ,të flitet një çikë edhe për prezantimin e folklorit tonë atje.

Nëse në shkrimin pararendës të shkuarjes në festival nxorëm një konstatim që shkuarja atje ishte një ç’organizim i organizuar … , atëherë për t’i ikur lagut publik

duke mos dashur të mbaj orë etnografie , etnologjie  apo të etnomuzikës, që prezantuesit me siguri i dinë , nga ajo që shohim e nuk shkon në fotografinë e sjellë , pas një analize të shkurtër do të kishim shtuar:

  • Veshja popullore e çdo treve të shqiptarët përveç tjerash paraqet edhe gjendjen emocionale të personit që e bartë dhe kështu rezulton që ndryshe ta zëmë vishej njeriu ditën kur martohetj, për shembull ndryshe vishej femra kur bëhej nuse, ndryshe kur shkonte në dasmë dhe ndryshe kur shprehte zi (pikëllim) ose ndryshe kur punonte në jetën e përditshme. Bile kur është fjala te veshja, ajo binte me vete si pajë edhe këmishën e dekës (vdekjes), që i shërbente vetëm ditën kur ajo vdiste.
  • Në rastin tonë nusja ditën kur “është bërë nuse”, del e veshur me tesha nusërie, që ajo i veshte disa ditë pasi martohej dhe mund të shkonte edhe në dasmë, por si tesha kanë statusin e “ rendit të dytë”, pra natën e martesës ajo dikur mbante të veshura ato që njiheshin me emrin si “ tesha muri..” dhe i bie të ishin, ajo që sot është ndërruar , me velari ( vjençanicën) e sodit.
  • Emrin “ teshat e murit..”emrin e fitonin pasi që nusja atë natë rrinte të gjithë natën në këmbë për mur dhe nuk ulej fare ndenjur deri sa nuk kryente dasma. Madje   ishte e diskutueshme në rast nevoje edhe kryerja e nevojave fiziologjike të saja.
  • Në rastin tonë ajo( nusja), shohim që qëndron e ulur dhe madje kamera e fikson atë edhe duke hapur gojën e komunikuar me të tjerët ..?!!Kurse sipas traditës , ajo sytë i mbante të ulur për tokë po thuajse gjysmë të mbyllur, kokën e çonte vetëm kur ia ngjite dikush nga nuset e shtëpisë së dhëndrit – nga të afërtat.
  • Madje ka qenë adet (zakon), që nëse nusja edhe nuk qëllonte disi e bukur, atëherë mbetej që familjaret e saj, të përkujdesshin që pranë saj të vënin një grua në moshë ose plakë, për të mos rënë në sy “ mos bukuria eventuale e   nuses”. Në mënyrë që dasmorët të mos shikonin ndonjë nuse tjetër më të bukur e që qëllonte të rrinte afër nuses, për muri. Kjo masë nuk shohim se ndodhë në skenën e dasmës.
  • E diskutueshme mbetet edhe përshëndetja e saj” temenaja” e nuses në skenë, që më tepër përngjan në një përshëndetje ushtarake se sa të një nuseje. Tjetër,
  • Përjashtuar veshjen e grave, ajo e meshkujve del shumë e pa unifikuar brenda llojit të një grup moshe. Nuk na është e njohur që të kemi 3 xhamadanë për meshkuj për nga ngjyra dhe forma dhe ne i marrim me rezervë atë që shohim në fotografi. Nëse këtyre u shtohen edhe xhamadanët për meshkuj të grupit tjetër – sh. Ana e Malit, që shihet se dallojnë- del që në Anë të Malit, të kem 4 lloj xhamadanësh për meshkuj…?!!!
  • Nëse fjala ishte për dasmën e Anës së Malit, përse u dol në skenë me tesha rugovase?!!! Kjo nuk lejohet , ashtu si nuk lejohet as ngjitja në skenë me harmonikë kur është në pyetje folklori i kësaj ane. Më të shumtën do të ishte lejuar një def –me violinë(qymale)?!!

 

Edhe nëse grupi nga Ulqini , fiton ndonjë çmim kostumografie, kjo do të ndodhte pa dyshim falë grupit të shoqatës “ Buzuku”, që prezantuan me një kostumografi të unifikuar si për meshkuj dhe për femra duke qenë vërtetë një “mostër” e veshjes tradicionale të trevës që prezantuan.

Pak ose aspak mund të kemi vërejtje në prezantimin e valles së tyre , përveç asaj që tek ajo vërehen edhe do lëvizje në hapa , që nuk ndeshen në vallen tradicionale dhe që duhet të jenë krijime të futura etnografike, kuptohet gjithnjë në frymën e melosit popullor.