Garuesi i KK ,, Rei ,,Adonis Markashi nënkampion i Malit të Zi për senior

May 15, 2015   | Sporti / Sport

Karate Club Rei Ulcinj-UlqinKlubi i karates,, Rei ,,me 10 maj 2015 në Podgoricë mori pjesë në Kampionatin e Malit të Zi për Senior.Klubi i Karates ,, Rei ,,mori pjes me 5 garues, të cilët u korurzuan me 1 medalje të Argjendt dhe 2 të Bronzta.

Nënkampion i Malit të Zi në luftra individuale u shpall ADONIS MARKASHI -67 ku dhe njëher shkëlqej duke fituar dy ndeshje rrallazi kurse ne finale dëmtimi nuk e la që të vazhdonte kështu qe u desht ta nderprente luften. Ky asht një sukses i madh duke marr parasysh që Adonisi morri pjes për Senior.

Karate Club Rei Ulcinj-Ulqin-1

Vlen ta përmendim që Adonisi asht bartës i medaljes EVROPIANE.Ekipi i djemve në luftra ekipore i përbër nga : EDMOND MEHMEDI , ADONIS MARKASHI , EDIN VEJSILOVIQ , SLOBODAN BATRIQEVIQ , NEXHAT QOBIQ u korurrzuan me vendin e tretë ( 3 ). Kurse ekipi i katave i përbër nga EDMOND MEHMEDI , NEXHAT QOBIQ DHE EDIN VEJSILOVIQ u korurzuan poashtu me vendin e tretë ( 3 ).

Kjo ashtë dhe një arritje e shkëlqyshme e Klubit të Karates ,, Rei ,, sepse nuk ast e lehtë të jesh në mesin e më të mirve në konkurencën e Seniorve.Kështu trajnerët Nail-Shilo Kurti dhe Gjovan Shkreli shprehen të kënaqur me rezulltatet e arritura dhe i përgëzojn garuesit për rezulltatet e arritura.