Klaiqi: Besën shqiptare në mesin e Partive Shqiptare nën Mal të Zi e prishi Forca e Re Demokratike

May 20, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Skenderbeg KlaiqiBesën shqiptare në mesin e Partive Shqiptare nën Mal të Zi e prishi Forca e Re Demokratike gjegjësisht kryetari i saj Nazif Cungu

Shkruan: Skenderbeg Klaiqi, Gjermani

Kush do besoj në një koalicion partiak mbas kësaj pabesie?

Si të dënohen kombtarisht të pabesët?

Po e fillojmë nga fundi se nga koka i vjen era shumë . Si të dënohen kombëtarisht të pabesët? Pergjigja:Rreptësisht të gjithë ato që kanë ende besë shqiptare mbrenda Partie dhe elektoratit të tërhjekin mbrapa VOTËN e tyre dhe përjetë- kurre  mos t‘i votojnë të pabesët.

Viti 2012 në skenën politike shqiptare gjatë pregaditjes për Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, shqiptarët e kësaj treve filluan të pregatitën për Kampanjen parazgjedhore. Përçarja e tyre e deriatëhershme (po edhe sot) inicoj një ndërhyrje të figurave kombëtare nga Kosova dhe në një takim Albin Kurti në një panelë diskutimi me të gjithë përfaqësuesit politik shqiptarë nën Mal të Zi, elaboroi mundësinë e një Koalicioni unik, por pa sukses. Unioni demokratik i shqiptarëve (Mehmet Zenka) ishte kundër për unitet në formë transparente, derisa Forca e Re Demokratike (Nazif Cungu) dhe Partija Demokratike të cilës në emër të saj nuk evidentohet se është e shqiptarëve çfarë lenë vend një ditë të jetë Parti edhe për Boshnjakët dhe Malazezët (Fatmir Gjeka) në formë jo-transparente janë kundër këtij unitet, ku siq vërehët kanë vetëm një të përbashkët besnikrinë e udhëzimet e politikanëve malazezë.

Nga këto zgjedhje doli një rezultat me vetëm dy deputetë shqiptarë ku ato qen në Ulqin, në nivel lokal bënin pushtetin derisa në Parlament nuk shkuan bashkë për të humbur deputetin e tretë derisa Unioni Demokratik edhe pse shpresoi bindshëm se me mbështetje të partnerëve malazezë kësaj radhe u la në llaç se politikanët malazezë kishin dy miq të ri besnik, Nazif Cungun dhe Fatmir Gjeken.

Këto dy parti shqiptare ndaj Partive tjera të koalicionit kishin marrëveshjen e koalicionit që mbas dy viteve të dorëzojnë mandatin, kjo u desh të ndodhte në nëntor të vitit 2014. Marrëveshja nuk u respektua, këtu definitivisht u prish Besa shqiptare ndërpartiake.

Forca e re Demokratike dy vite mandat vetëm i siguroi me dy partnerët e koalicionit në proporcion plus 18 muaj Iniciativa Qytetare Tuz-Malësi/Vasel Sinishtaj dhe 6 muaj Lista Qytetare Perspektiva Ana e Malit/Amir Hollaj. Ngjajshmëri kemi edhe në postin e mandatit tjetër Partia Demokratike_Lidhja Demokratike, Alternativa Shqiptare. Dy partitë në mandatin e parë nuk e mbajtën BESEN e dhënë për këto raste kodi i Malit të Zi nuk parasheh një sanksion definitiv dhe mbetet në një të ardhme të shpejtë ligjërisht të ndërhyjë Gjykata malazeze.

Që nga fillimi i pluralizmit në Parlamentin e Malit të Zi shqiptarët nga Partitë e veta nacionale u përfaqësuan në fillim të viteve 90‘ vetëm nga Partia Lidhja Demokratike e vetmja atëkohë në Mal të Zi, kur lindi Partia e dytë shqiptare doli edhe një perfaqësues nga politika shqiptare Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Pas disa përplasjeve në skenën e perfaqësimit politik, parlamentarët shqiptarët u mësuan me perfaqësimin e tyre në Parlamentin e Malit të Zi me dy deputetë: Mehmet Bardhin dhe Ferhat Dinoshen.

Derisa perfaqësimi i tretë shqiptar në vitin 2006 deputeti Vasel Sinishtaj nga Malësia në këtë Parlament. Mbas asaj levizje të radhës në trevat kombëtare për çlirim, edhe shqiptarët nën Mal të Zi  në një moment filluan revoltën e ngjajshme me atë te UÇK-së në Kosovë, Preshevë, Bujanovc dhe Medvegje, Kosovën Juglindore dhe atë të UÇK-së në Maqedoni, ku për fat të keq në Mal të Zi perfundoi fillimisht me akcionin bastisës ndaj shqiptarëve, „Fluturimi i shqiponjave“ 09.09.2006. Kjo lëvizje çlirimtare u mbështet  si  nga vetë malsorët-shqiptarët nën Mal të Zi, diasporës së saj në SHBA dhe euro perëndimore . Por, si duket për disa pazare rajonale nga forca me karakter ndërkombëtar  u pezullua .  Organizata ambrellë e quajtur „Atdheu na Bashkon“ ishte e vendosur të finalizoj ngjajshmërinë e revoltës  si të gjitha trevat e tjera mbarëkombtare dhe sot ende disa forca kombëtare janë në pritje-gadishmëri.

Deputetët Sinishtaj dhe  Bardhi denjësisht përfaqësuan  politikisht popullin shqiptar nën Mal të Zi tërë kohën, por edhe atëherë  kur me dhunë i armatosur deri në dhëmbë  shteti malazez u vërsul me   sulm ndaj trevave shqiptare autoktone nën Mal të Zi, duke sulmuar përpos trimat e Malësisë këta paramilitarë sulmuan pleqtë dhe femijët shqiptarë në të njejtën formë si po e bëjnë maqedonasit sot në Kumanovë. Me këtë sulm u konfiskuan shumë armë, burgosja reflektoi me 51 vit e gjysëm burgim, maltretime dhe rrahje brutale ku gjatë tërë kesaj turture e cila filloi me 09.09.2006. Siq duket këta  deputetë të denjë shqiptarë (Sinishtaj dhe  Bardhi) politika malazeze po i sulmon nëpërmjet partnerëve të saj duke krijuar përçarje dhe mosrespektim të marrëveshjes. Si mund të pritet nga një kryesues i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi – Genc Nimanbegu të bëjë diçka të shëndoshë kombëtare, kur ai nuk respekton BESËN shqiptare dhe marrëveshtjen e bërë.

Forca e Re Demokratike e formuar me 22 tetor 2005, deputeti Sinishtaj i hap rrugën Kryetarit Nazif Cungu për në SHBA në takime me personalitete si nga ato shqiptare („At‘dheu na Bashkon“-Kryetar Gjon Lulgjuraj, studio Zëri i Amerikes, Iliria), ashtu edhe kongresista amerikanë (Eliot Engel, etj).  Kjo rezultoi frytshëm për Forcën e Re Demokratike dhe Nazif Cungu u bë Kryetar i Ulqinit edhe pse i humbur nga rivali i tij direkt Gëzim Hajdinaga. Kjo mbështetje nga lobuesit shqiptarë në SHBA, nuk arriti të bindë ajkën kombëtare se është i merituar Nazif Cungu të përfaqësoj shqiptarët nën Mal të Zi.  Kjo u dëshmua me celebrimin në kuadër të pavarësisë-100 vjetorin Jubilar në Prizren ku në radhën e fjalimeve nga liderët kombëtarë, Berisha,Thaqi,Ahmeti nuk Ju dha fjala Nazif Cungut, pasi që në rrethin e atyre që vendosnin u tha:“Jo nuk bënë, ai sa ishte në Zvicër, asnjë ndihmë nuk e dha për UÇK-në“.

Por, në Shqipëri Sinishtaj prap e shpëtoj duke ja mundësuar që ai të marrë nga Parlamentarja Jozefina Topalli dekoratën për kryengritjen e komandantit Legjendar Dede Gjon Luli edhe pse ishte fjala Nazifi ta çoj në Muzeun e Malësisë nuk e bëri që këtu filloj ta thejë Besën-Fjalën e nderit të kreshnikëve malësorë për të përfunduar me finale me mos dorëzimin e mandatit parlamentar për Sinishtaj-Malsinë.

Edhe pse nuk u publikua asnjë nga takimet që po i bënë diplomacia shqiptare në Tiranë për të ndrequr këtë pabesi është e kotë përpjekja, si takimi në Shqipëri,Podgoricë, Tivar, etj. Nuk e gjeti as edhe një gram virtyti bese për të ndrequr të pandreqëshmit. Deputeti Nimanbegu dhe Gjeloshaj  nuk e respektojnë marrëveshjen për t‘i liruar mandatin parlamentar Sinishtajt dhe Bardhit.

Forca e Re Demokratike tash e vjetëruar me hilet e pabesisë, po bëhet gati për Zgjedhjet tjera parlamentare, duke shfrytëzuar përparësitë nëpërmjet fondit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve ku kryetari-deputeti  Genc Nimanbegu, nuk e liron postin e deputetit se humbë të drejtën për të kryesuar Këshillin, vazhdon pazaret për hapjen e degës së vet në Malësi, nëpërmjet Nënryetarit të vetë Palë Dreshaj. Por, nëse Pali do të mbeshtetet nga këngëtari Malësor (i quajtur më heret Zvonko Prenkocoviq) e të ngjajshëm atëhere ka gjetur Kapaku Vegshin.

Sugjerojmë ndërmjetësuesit e diplomacisë shqiptare se vështirë është me e ndreq këtë punë, se njëri (Fatmir Gjeka) e ka lidhur Kalin te Gvozdenoviqi e tjetri (Nazif Cungu) te Maroviqi. Mos u merrni me to, por shiqoni si t‘i ktheni moralin e besës atyre që me të vërtetë besojnë në një Koalicion. Në politikën zgjedhore të parlamentit malazes është i domosdoshëm koalicioni nëse duan partitë shqiptare të përfaqësohen në këtë parlament, për të arritur të drejtën e shqiptarëve nën Mal të Zi ose nuk mbetet rrugë tjetër përpos me dhunë të fitohet drejtësia. Muaj më parë në Ulqin u formua edhe një parti shqiptare, ajo e Dr. Jakupit, i cili u pa në disa fotografi se ka mbështetjen e R.Haradinaj, ta shohim çfarë do i ofrojë elektoratit edhe një subjekt politik shaqiptarëve nën Mal të Zi.

Falënderojmë Shoqatën Malsore në Zvicër dhe një rini të përkryer ulqinake, me të cilën pata mundësi të njihem gjatë qendrimit të tyre në Freiburg pas viteve 90‘, sot e kthyer në Ulqin dhe kohë pas kohe në bisedë më njoftojnë me mesele të Ulqinit,Tivarit dhe Malësisë. Do ju njoftojmë në vazhdimësi nga përmbajtjet e monitorimit kombëtar për trevën autoktone shqiptare nën Mal të Zi.

Burimi: ALBANIAN AMERICAN VISION