Fushata sensibilizuese per parandalimin e kancerit te gjirit dhe te qafes se mitres!

May 21, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Fushata sensibilizuese per kanserinTë shtunën e ardhshme, më 23 maj, me fillim në orën 10, në Ulqin do të mbahet punëtoria për kancerin e gjirit dhe të qafës së mitrës, për ç’gjë do të flasin mjekët eminent, prim. dr Nada Cicmil – Sariq dhe Dr Nebojsha Jokmanoviq.

Këtë tubim e organizon OJQ “Novartis” dhe “Femra sot”(Zena danas), me përkrahjen e Shtëpisë së shëndetit dhe Komunës së Ulqinit.

Gjinekologët nga Ulqini do të tregojnë si kryhet parandalimi, a vijnë femrat rregullisht në shikim, si dhe do të flasin për problemet tjera.

Organizatorët kanë njoftuar se në kuadër të punëtorive janë parashikuar shikimet e grave. Nëse interesimi është i madh atëherë ekziston mundësia e marrëveshjes.

 

Hatixhe Nelaj

PËR KANCERIN E GJIRIT DHE TË QAFËS SË MITRËS

– Shtëpia e shëndetit Ulqin-

  1. 05. 2015

 

A GJ E N D A

 

10,30 – 11,00 Prim. dr Nada Cicmil – Sariq – Tema: Kanceri i gjirit

11,00 – 11,30 Dr Nebojsha Jokmanoviq – Tema: Kanceri i qafës së mitrës

11,30 – 12,00 Fjala e gjinekologëve të Shtëpisë së shëndetit në Ulqin

12,00 – 12,30 Diskutimi

12,30 – 13,00 Fjala e koordinatorës së punëtorisë Rosa Popoviq, OJQ “Femra sot”

13,00 – Shikimet/kontrolli i femrave. Nëse interesimi është i madh ekziston mundësia e marrëveshjes.