Mali i Zi feston 9-vjetorin e pavarësisë

May 22, 2015   | Ngjarjet - Events

flag-montenegroMali i Zi shënon Ditën e pavarësisë. Në referendumin e mbajtur më 21 maj 2006, 55,5 për qind të qytetarëve kanë të cilët kanë dalë në referendum janë shprehur për pavarësinë e Malit të Zi.

Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor, ndërkohë që më 28 qershor të atij viti Mali i Zi u bë anëtar i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës.

Sipas rezultateve zyrtare, pavarësinë malazeze e kanë përkrahur 230.661 qytetarë apo 55,5 për qind nga 86,3 për qind qytetarëve me të drejtë vote, të cilët kanë dalë në referendum, ndërsa 185.002 apo 44,5 për qind të votuesve kanë votuar për qëndrim të përbashkët me Serbinë.

Referendumi është paraprirë nga negociatat midis blloqeve për pavarësinë dhe shtetit të përbashkët nëpërmjet diplomatit sllovak dhe ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. Në negociatat shumëmuajshe, më së shumti polemika ishin rreth shumicës së nevojshme që referendumi të ketë sukses, në mënyrë që, me ndërmjetësimin e BE-së, në fund u arrit marrëveshja se për referendum të suksesshëm ishte e nevojshme ta mbështetin 55 për qind të votuesve.

Kuvendi i Malit të Zi më parë ka miratuar Ligjin për referendum, i cili u dakordua me rekomandimin e Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka deklaruar të mërkurën në pritjen me rastin e Ditës së pavarësisë se me rishpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare është krijuar parakushti për ndërtimin e Malit të Zi në përputhje me nevojat e qytetarëve, në frymën e specifikave, në përputhje me standardet e Evropës të shekullit 21.

“Dhe me të vërtet, pas nëntë viteve qëndrojmë me një ngarkesë ripërtërirëse, jemi të lumtur sepse me krenari mund të themi, se jemi në progres të vazhdueshëm, të matshëm dhe të dukshëm, në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar”, ka deklaruar Gjukanoviç, transmeton AA.

Koha Net