Në Ulqin nga qershori nis investimi prej 5 milionë eurosh

May 23, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

Fuad-Haxhibeti-ulqinËshtë mbajtur një takim pune në kabinetin e Kryetarit të KK Ulqin, Mr. Fuad Haxhibeti ku të pranishëm kanë qenë përfaqësuesit e Procon Stojan Vuletiq dhe Lidija Shkatariq, konsulentët Nenad Çoliq e Dragan Matiq, përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit, Kryetari i KK Mr. Fuad Haxhibeti, Sekretari për urbanizëm Mustafa Gorana dhe referenti i Sekretariatit për financa Senaid Nimanbegu.

Është rënë dakord në lidhje me aktivitetet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për lagjet Braticë, Totosh, Mali i bardhë dhe Kodra.

Dokumentacioni i tenderit për investimin prej 5.000.000,00 Euro do të përfundojë deri, më 15 qershor 2015. Në këtë fazë deri, më 15. 09. 2015 do të fillohet me punimet në ndërtimin e rrjetit të kolektorëve investim ky nga EIB. Faza e parë për shkak të urgjencës shkon për pjesën rreth stacionit të autobusëve dhe Totosh deri tek kolektori kryesor.

Pas kësaj është parashikuar ndërtimi i kolektorëve nëpër Fushën e Ulqinit deri tek Port Milena.

Komuna Ulqinit