Kroma: Zhvillimi i shkollimit dhe i bibliotekave të shkollave prej 1885 deri më 2003

May 26, 2015   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Fadil-Kroma-UlqinËshtë e vërtetë se për më shumë se 35 vjet radhazi kam punuar pranë Bibliotekës Mirko Serzentiq në Ulqin. Duke e pasur para syve se kam kryer shkollën e mësuesisë në Nikshiq dhe që kam punuar si punonjës i arsimit për 3 vjet në shkollat e Shtojit, Braticës dhe në Ulqin, në shpirt ndihem si punonjës i arsimit. Andaj mu për këtë , po e ndiej nevojën të shkruaj edhe për zhvillimin e shkollës në Ulqin.

Nuk ekzistojnë dokumente të cilat do të dëshmonin për shkollim deri në shekullin 19 , por dihet se në fillim ekzistonin objektet shkollore fetare pranë manastireve dhe xhamive. Këto kryesisht ishin shkolla fetare si puna e mejtepeve në qytetin e vjetër, në Meteriz dhe në Krye të Pazarit. Pas futjes së qytetit në Mal të Zi , më 1880, kuptohet që nuk kish shkollë për fëmijët malazezë dhe me vendim të Mretërisë Malazeze me 1882, u bë edhe hapja e shkollës së parë fillore në Ulqin. Këtë shkollë në fillim e kanë ndjekur gjithsej 14 fëmijë meshkuj malazezë, të moshës prej 12 deri në 18 vjet. Dhe mësimi bëhej nëpër shtëpia private ndërsa mësuesi i parë i saj ka qenë ALEKSA F: VUKÇEVIQ prej Shkodre , ndërsa për drejtoritë saj u emërua MITATËR GJURIQI. Numri i nxënësve sa vinte e shtohej për çdo vit dhe më 1886-ten , shkolla pati 31 nxënës dhe prej këtij viti , si mësues i saj punonte Mitar Iveliq. Në vitin 1903 shkollën e ndoqën71 nxënës meshkuj dhe 8 femra, kurse si mësues punonin Ilija Lopiçiq dhe Nikolla Stojoviq. Prej vitit 1910 shkolla kishte 4 paralele. Në mënyrë që shkolla të punonte normalisht në vitin 1910 u blenë edhe shtëpitë nën kalanë e Ulqinit si ajo e Filës, vajzës së Pashë Begut, përmes të autorizuarit të plotfuqishëm , Manë Hoxhës, për 24 napolona ari. Gjithë ashtu u ble edhe shtëpia e Zylfijes , vajzës së Pashë Begut, përmes të autorizuarit të vet dhe dhëndrit Ahmet Mollabeqiroviqit , për 24 napolona ari, si dhe shtëpia e Beqir Osmanit, për 40 napolona ari, dhe kjo përmes vëllait të gruas Beto Buzukut. Më vonë është blerë edhe shtëpia e Cafo Hodo Alibegut, përmes të autorizuarit të vet Sulë Selim Begut të Ali Begëve si dhe dajës së tyre Dulë Shurdha për 95 napolona ari. Të gjitha këta shtëpi u blenë për 180 napolona.

Gjatë Luftës së Parë Botërore.( 1915-1918)m, mësimin e zhvilluan motrat e nderit nga Kroacia. Kurse prej vitit 1919 mësimet filluan e i ndoqën edhe nxënësit shqiptarë. Pasi fëmijët shqiptarë nuk e zotëronin gjuhën malazeze rreth ndjekjes së mësimit, për ta u vu regjimi i paralele përmirësuese të aftësimit të tyre. Duke filluar nga viti shkollor 1920 -1921 , në Ulqin hapet edhe gjimnazi i ulët, e nga viti   1922 u hap edhe shkolla profesionale e femrave. Gjatë luftës , shkolla nuk punoi dhe me 1945-46, u rihap Gjimnazi i Ulët, i cili , me 1951-52 u rrit në shkollë 8 vjeçare. Kurse prej 1960-61 kemi shkollën fillore.

Shkolla fillore “ Boshko Strugar”

Gjatë vitit shkollor 1957-58 filluan punimet për ngritjen e godinës së shkollës së re në Braticë, , mat anë rrugës së shkollës së vjetër. Vendosja në godinën e re të shkollës u bë në vitin 1959. Kjo shkollë me 30.12. 1961, fiton emrin “ Shkolla fillore Boshko Strugar” në mënyrë që me 1968 ajo do të ndahej në : a)Shkollën fillore” Boshko Strugar” dhe b)II shkolla fillore e cila në këtë vit , nisi me punë në objektin e shkollës së vjetër.

Deri te ndarja erdhi si rezultat i shtimit të numrit të nxënësve, të cilët në vitin 1963 kapën shifrën 15oo. Më 1970 Shkolla Boshko Strugar fiton edhe pjesën e re dhe kështu sigurohen kushtet për punë optimale. Me ndërtimet plotësuese në shkollë u krijuan edhe hapësirat për vendosjen e re të bibliotekës së shkollës. Biblioteka në fillim kish vetëm 150 libra të trashëguara nga biblioteka më herët. Këto ishin kryesisht libra të vjetra. Në fillim bibliotekën e udhëhoqën mësuesit e lëndës së gjuhës amtare. Kurse prej vitit në vit shkolla ndante mjete për sigurimin e librave të reja, kështu që kishte raste që brenda një viti të blinin rreth 100-150 libra.*(të skenohen fotografitë)

Ministria e popujve pakicë në vitin 2006 i dhuroi kësaj shkolle 1488 libra në gjuhën malazeze dhe 879 në gjuhën shqipe që do të thotë se shkolla disponon me rreth 8500 libra . Librat u shpërndanë   sipas sistemit “UDK”. Në rregullimin e tyre u ka ndihmuar edhe biblioteka amë e Ulqinit. Me gjithë këtë as sot e kësaj dite në këtë bibliotekë nuk është punësuar punëtori profesional me titullin e bibliotekistit ose bibliotekistit të lartë dhe të librarit. E kështu bibliotekën e saj edhe më tej e udhëheqin arsimtarët e gjuhës.

Shkolla publikon njëherë në vit , me rastin e ditës së shkollës , gazetën për fëmijë” ISKRA- SHKËNDIJAT” QË BOTOHET NË TË DY GJUHËT. Këtu zakonisht futeshin libra nga lektura shkollore. Sot biblioteka e shkollës numëron rreth 4000 libra në gjuhën shqipe dhe 4440 në gjuhën malazeze. Shkolla është fituese e çmimit “ OKTOIH”-për vitin 1976-77, si çmimi më i madh që ndahet për arsim.Shkollaështë fituese e pllakatit “ 26 Nëntori” dhe e “Medaljes së Vëllazërim Bashkimit” (1982).

Në marrëveshje me Fadil Kromën dërguar nga Muhamet Nika