Vermosh – Hani Hotit do përfundojë në 6 mujorin e parë të 2017

May 31, 2015   | Rajoni / Region

Brajoviq-HaxhinastoMali i Zi dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një rrugë e cila do shkurtojë ndjeshëm distancën midis dy vendeve. Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka inspektuar segmentin i cili do të financohet qeveria shqiptare dhe do të lidhë Shkodrën me Rajonin e Plavës dhe Gucisë.Kjo rrugë pritet të përfundojë në fillim të 2017.
Në fillim të 2017, Mali i Zi dhe Shqipëria do të bashkohen nga një rrugë e cila do shkurtojë kohën dhe distancat midis dy vendeve.
Pas një inspektimi në segmentin rrugor Hani Hotit – Vermosh sëbashku me homologon malazez Brajoviç.
Haxhinasto deklaroi se qeveria shqiptare do të investojë 45 milion dollarë për një segment prej 70 km.
Ky segment rrugor do të lidhë Shkodrën me rajonin e Plavës dhe Gucisë.
Haxhinasto: “Rruga e re që do të ndërtohet është rreth 70 km në Hanin e Hotit dhe do shkurtojë ndjeshëm distancën me 120 km, rrugën nga Gucija në Podgoricë .Në përpjekjet e palës shqiptare Ministri Haxhinasto deklaroi se do bëhet maksimumi që rruga të përfundojë në 6 mujorin e parë të 2017-ës”.
Haxhinasto ndër të tjera vuri theksin edhe në nevojën e heqjes së kufirit midis dy vendeve duke e parë si një mundësi për të rritur shkëmbimet njerëzore dhe tregtare.
Ndërtimi i rrugës Hani Hotit -Vermosh do të jetë një mundësi qarkullimi edhe për banorët e zonës.
Ministri bëri me dije se së shpejti do të ngrihet një grup pune i përbashkët për realizimin e Korridorit Adriatiko-Jonian.

Bota Sot