Si propozohen të quhen rrugët e qytetit në Ulqin?!

June 1, 2015   | Opinione

Imena ulica-UlcinjaShkruan:Muhamet Nika

Kujtojmë opinioni që Kuvendi i Ulqinit diku para një dekade pat miratuar vendimin për ndryshimin e emërtimeve të shesheve dhe rrugëve në qytetin e Ulqinit me shumicë të votave( 2/3) aq sa edhe nevojiteshin sipas statutit të komunës. Ndërrimi i tyre atëherë u shty sepse emërtimet e mëparshme ishin vënë me qëllime ç’ kombëtarizuese nën petkun e ideologjisë komuniste dhe të “Vëllazërim Bashkimit”.

Por ngjau që klubi i SNPS-ë , u ankua në procedurën e miratimit të rrugëve të bëra direkt në kuvend që ishte bërë pa i pyetur fare qytetarët e Ulqinit. Kuptohet se emërtimi i ri ,që u bë, ishte në kundërshtim të plotë ligjor dhe gjykata kushtetuese aprovoi ankesën e klubit komunal të SNP-së duke rrëzuar vendimin që shqiptarizonte sheshet dhe rrugët e qytetit.

Si duket sot edhe kësaj çështjeje të shumëpritur po i vjen fundi sepse   komisioni i kuvendit për emërtim të rrugëve …, u mblodh këtyre ditëve dhe bashkësive lokale – qytetarëve iu propozoi emrat e rinj.

Para se të sjellim regjistrin e emrave të marra nga procesverbali i komisionit përkatës, tërheqim vërejtjen se është shumë interesantë edhe propozimi i grupit të qytetarëve nga Shtoji. Ata iu drejtuan kryetarit të kuvendit me këtë shkresë ( në gjuhën serbe), në të cilën për çudi thuhet edhe kjo:

Bashkësia lokale Shtoj

Nr.26-   Ulqin, më 21.o4.2014

KRYETARIT TË KUVENDIT –   z. Fuad Haxhibeti-Ulqin

I nderuari kryetar i Parlamentit

Ju lutemi që të futni në rendt të ditës të Komisionit për Emërtimin e Shesheve dhe Rrugëve të Komunës së Ulqinit, lutjen tonë për emrim të rrugëve dhe shesheve në territorin e B.L. Shtoj.

Sipas mendimit tonë duke pasur partasysh që bashkësai lokale e jona është vend turistik do të ishte më mirë që rrugët të emëroheshin me numra.

Në anën e majtë shikuar nga Uulqini drejtë Adës , të vehen numra tek kurse në të djathë numra çift.

Me kërkesë që nisiativa jonë do të pranohet fillimisht u përshëndesim.

Kryetari i BL Shtoj – VIKTOR MAKOVIQ

Letra-kryetarit te kuvendit-Fuad-Haxhibeti

 

Bashkësia lokale Shtoj

Për kundrejtë këtyre propozimeve , qytetarët tjerë të Ulqinit, hiç më pakë i rëndësishëm si zonë turistike, propozojnë të ruajnë me këmbngulje dhe të jenë të njohur për turistët që vijnë pikërisht me identitetin e tyre nacional e gjuhësor… Këta komisionit i kanë propozuar emrat të cilët i sjellim të shkëputur nga procesverbali i komisionit.
-Kuptohet të shkruar mirë bukur dhe qartë në gjuhën shqipe, në të cilën thuhet:

1.Procesverbali-derguar-Komunes-se-Ulqinit

2.Procesverbali-derguar-Komunes-se-Ulqinit-1

3.Procesverbali-derguar-Komunes-se-Ulqinit-2

4.Procesverbali-derguar-Komunes-se-Ulqinit-3