Gjeka priti në takim lamtumirës Këshilltarin pranë Ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë z. Ujkaj

June 3, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

komuna-e-ulqinit2Kryetari i Ulqinit Z. Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij , pritën  sot në  takim  lamtumirës  Këshilltarin pranë Ambasadës  së Shqipërisë   në Podgoricë Z. Lirim Ujkaj.

Kryetari  Gjeka  i shprehu  vlerësimet  e tija  për  përfundimin e  suksesshëm të  misionit , për  shërbim të  cmuar  në veprimtaritë e tij si diplomat  dhe  për   kontributin e dhënë  në avansimin e  marrëdhënijeve  të gjithanshme  ndërmjet Shqipërisë dhe Malit  të  Zi.

Nga ana  tjetër Z. Ujkaj  u falenderuar  për  përkrahjen e   vazhdueshme  të  autoriteteve  vendore  të Ulqinit dhe se bart  me vete respektin dhe  dashurinë  për  te gjithë shqiptarët  që  jetojnë në Mal   të Zi .

Ai, po ashtu  theksoi  se  angazhimi i tij do të  vazhdojë  edhe  mëtej  në  interes  të  dy anshëm.

Në takim  bashkëbiseduesit   u pajtuan  se  relacionet  bilaterale   ndërmjet Malit   të  Zi  dhe Shqipërisë  mbesin  gjithnjë e më  të afërta  dhe  konstruktive  dhe se  bashkëpunimi   në  të  gjitha sferat  thellohet  gjithnjë e më shumë.

Të dy vendet  mbesin  partnere  të  rëndësishme  në   rrugëtimin e  tyre   drejtë  integrimeve euroatlantike theksuan  bashkëbiseduesit .

Komuna Ulqinit