KK Champion përsëri me medalje Ballkanike

June 5, 2015   | Sporti / Sport

KarateClub Champion Ulcinj-Herceg-novi-Me 29,3o dhe 31 maj 2015 ne Herceg Novi u mbajt kampionati i 20-te ballkanik ne karate per pionier dhe shpresa.Ne kete kampionat moren pjese 900 garues nga 11 shtete te ballkanit.
Nga klubi I karatese Champion,pjese e perfaqesueses se Malit te Zi ishin 4 garues:Eliza Markiq,Mihailo Bojanoviq,Fahreta Elezoviq dhe Leona Markiq.
Ky kampionat mblodhi nje numer te madh te sportisteve dhe konkurenca ishte mjaft e madhe keshtu qe nuk ishte e lehte te renditesh nder tre me te miret,sic u rendit nxenesja e klubit te karatese Champion,LEONA MARKIQ e cila u kurorezua me MEDALJE TE BRONZTE ne luftëra individuale te grupmoshes 2004 e kategorise +40kg.Xhiron e pare Leona e kishte te lire kurse ndeshjen e pare e punoi me garuesen e Serbise te cilen e fitoi me rezultat 3:0.Ndersa ndeshjen e dyte e humbi nga Bosna dhe Hercegovina me rezultat 1:0.Ne ndeshjen e trete me kundershtaren nga Maqedonia,Leona pati sukses dhe doli fituese me rezultat 1:0.Dhe ndeshja e fundit per medalje ishte me garuesen e perfaqesueses se Malit te Zi ku Leona e fitoi me rezultatin 4:1 dhe keshtu u kurorezua me medalje te bronzte ne kampionatin ballkanik.
Nje tjeter talente e re e klubit Champion,Fahreta Elezoviq gjithashtu tregoi aftesite e saja ne kete kampionat duke u renditur ne vendin e nente. Edhe pse nga kjo garuese pritej medalje, gjithsesi ky ishte sukses mjaft I mire.Gjithashtu edhe Eliza Markiq u rendit ne vendin e nente.Per Elizen duhet theksuar se ne vitin 2014 ne kampionatin ballkanik ne Stambolle zuri vendin e peste kurse ne vitin 2013 ne Kragujevac zuri vendin e shtate.
Njoftojme se klubi I karatese Champion solli te vetmen medalje ballkanike ne Ulqin nga ky kampionat.Me kete deshmuan edhe nje here se ne kete klub punohet me seriozitet dhe profesionalizem.Theksojme se pese vitet e fundit Champion nderon qytetin tone me 3 medalje ballkanike dhe 1 evropiane.
Ne baze te ketyre rezultateve federata e karatese se Mali te Zi rizgjedh per selektor per 4 vitet ne vazhdim trainerin e kk Champion, Lek Markiqin.
Selektori Lek Markiqi I cili shoqeroi garuesit ne kete kampionat ballkanik,eshte I kenaqur me rezultatet e pergjithshme te perfaqesueses se Malit te Zi.Perfaqesuesja mori gjithsej 18 medalje,nder te cilat 4 te arta,6 argjendi dhe 8 medalje te bronzta,ku ne renditjen e pergjithshme zuri vendin e peste.
Udheheqesia e klubit te karatese ‘’Champion’’ falenderon te gjithe sponsoret te cilet me mbeshtetjen e tyre mundesuan pjesmarrjen e nxenesve ne kete eveniment te rendesishem.

KarateClub Champion Ulcinj Facebook