Reagim; Albanologu shqiptar: Kosova do t’i kthehet Serbisë. Shqiptarët s’janë ilirë

June 7, 2015   | Opinione

Ragip GURAZIUShkruan: Ragip GURAZIU

Albanologu shqiptar nga Ulqini, Kapllan Resuli, por që tani mbanë mbiemrin Buroviq, Hynë në mesin e UDB,ashëve të Kosovë,që punuan për shërbimin informativ Jugosllavë
Duke lexuar gazetën ”Bota Sot’ 3 qershor,dita e Merkure, me titull;”Albanologu shqiptar: Kosova do t’i kthehet Serbisë. Shqiptarët s’janë ilirë,autori,Kapllan Resuli,por që tani mbanë mbiemrin Buroviq,viq se jo mahi!!! Ka shkuar aqë lartë ku ka mohuar në tërsi historinë kombëtare shqiptare.
Më besoni,në këto momente dersa jamë duke shkruar këtë shkrim me vjen të vjellë vrerë me u marrë me këso njerëz që mendja e tyre,mendjesh budalleqe mbi budallaqe,ku ceket shumë reale,ku shkruan Bota sot; Por kjo çfarë thotë ai nuk duhet t’i habitë shumë shqiptarët, pasi ai së fundi vetën e tij më nuk e konsideron shqiptar, por serb.Kjo s’do koment,por ja që nuk munda të rri duarkryq pa reaguar.

Sipas tij Boro/viq, më të mëdhenj shqiptar Eqrem Çabej, Aleks Buda, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Shaban Demiraj, kryetar i dytë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, jo vetëm që e kanë pranuar që shqiptarët nuk janë autokton apo me prejardhje Ilire, por edhe këtë gjë e kanë dëshmuar në studimet e tyre shkencore.

Ky farBoro/viq që e quan veten Akademik,mund te jetë i lindur serbë,pjellë e ndonjë kurve serbe,dhe tani ja kane vene emrin Kapllan serbet,sepse ka shumë dëshmi se serbet gjëra të tilla kanë bërë edhe vite e shekuj më parë edhe me kombet e kombësit tjera.Sepse po të lindish shqiptar,dhe të jesh Akademik dhe të mohosh Historinë kombëtare shqiptare nuk ka mundësi pa qenë nip serb në martesat e njërit prind sllavë.
Ai thotë se “Kosova do të kthehet në krahët e prindërve të saj Serbisë dhe atë së shpejti, ndoshta edhe në ditët tona”.
Një e fjalë e urtë popullore thotë: “Më mbaj kopilin, t’i them përpara”! Kështu njëmend UDB-ja po kryen punë të saj antishqiptare edhe pa investuar asnjë lek. Në këtë mënyrë, me vetëdije apo pa të, shumëkush po hynë në valle të UDB-së.
Shantazhi serb ndaj Kosovës nuk ka të ndalur. Shërbimi informativ serb me të gjitha formacionet e tija, përditë e më shumë po zgjeron fushatën antishqiptare. Shumëkush që është i prirë të besojë së UDB-ja, pas përfundimit të luftës në Kosovë ka humbur ndikimin, e ka gabim. Tashmë kur Kosova ka mbush shtatë vjet pavarësi, shantazhet e shërbimeve sekrete serbe ndaj vendit tonë vazhdojnë me të njëjtin intensitet.

Të informuarit mirë e dinë së si UDB-ashët serbë veprojnë në të gjitha fushat dhe në të gjitha vrimat e jetës, vetëm e vetëm për të destabilizuar Kosovën duke u përpjekur për diskreditimin e shtetit tonë në sytë e botës dhe të miqve, me synim për të bindur audiencën ndërkombëtare se shqiptarët vërtetë nuk janë popull shtetformues.

Këto ditë jemi dëshmitarë të zhvillimeve të reja dhe më të hovshme të propagandës serbe kundër shqiptarëve dhe çuditërisht UDB-ashët e përbetuar serbë, me intervista të imagjinuara, apo qofshin edhe reale, etiketojnë numër të madh figurash eminente të politikës aktuale shqiptare.

Ende pa u hapur asnjë dosje e vërtetë e shërbimit informativ serb, etiketimi i shqiptarëve filloi përmes gazetave e portaleve të ndryshme që botohen shqip në Kosovë. Të etiketosh këdo pa asnjë dokument a fakt real që ka çfarëdo peshe në Kosovë, nuk i bënë nder askujt. Kur lexon se si një UDB-ash serb, me emër e mbiemër etiketon pa asnjë argument, këdo që ai do, atëherë edhe vlera e këtyre intrigave del e zbehtë dhe pak kush mund t’i besojë, por në anën tjetër zhurma mediatike mbi këtë temë sa vjen e shtohet, dhe pikërisht ky edhe është pikësynim i UDB-së. Tash, më shumë se kurdoherë mund të dëgjohen biseda kuluaresh në pafundësi se si e paska ditur ai apo ky, se ai apo ky është UDB-ash.

Kurdisen afera e eksese nga më të ndryshmet, që në të shumtën e rasteve janë pjellë e shërbimeve informative serbe. Padyshim, në planin e kurdisjeve të ekseseve ndërnacionale dhe të intrigave më monstruoze kundër shqiptarëve, ne vend te pare qëndron Kisha Ortodokse Serbe. KOS-i nuk lëshon rast pa bekuar paraprakisht politikën e zyrtarëve të Beogradit.

KOS-in e ndjekin me konsekuencë UDB-ja (tash BIA), Shërbimi informativ ushtarak serb, grupet radikale ekstreme serbe si “Obraz” dhe “1389” e deri te “Crna ruka(”Dora e zeze”) e themeluar para Mbretërisë SKS. Në po këtë valle, gjithsesi paguhen edhe mjete financiare dhe kuadër nga pushtetarët e Beogradit pa as më të voglin dyshim. Kur investohen mjete materiale, padyshim se gjendet edhe hapësira për lansimin e një propagande të tillë.

Pasojat e aleancës së re serbo-sllave tashmë po shihen në të katër anët. Se çfarë kanë biseduar në Moskë krerët politik dhe klerikët serbë e rusë nuk duhet shumë mund për të pare efektin praktik te aleancës dhe reflektimin e saj në skenën ndërkombëtare. A do të këtë ndonjë dallim mes politikës serbe dhe asaj ruse karshi integrimeve evropiane, apo Brukseli do të bëhet I verbër karshi këtyre zhvillimeve, kjo mbetet të shihet.

Serbia vazhdon të ketë ndikim të madh në jetën institucionale të Kosovës dhe këtë drejtpërdrejt përmes bashkëpunëtorëve të saj, të cilët janë të përfshirë në të gjitha institucionet relevante të vendit.

Fadil Kajtazi,ekspert i shërbimeve të inteligjencës edhe gjatë kohës së viteve ’90-ta i përfshirë direkt në shërbimin sekret të Republikës së atëhershme të Kosovës, në emisionin Rubikon në KTV thotë se sot në republikën tonë ka shumë bashkëpunëtorë të Shërbimit Inteligjent Serb (BIA).

“Unë njoh njerëz që vazhdojnë t’i shërbejnë shërbimit sekret serb (BIA). Ata janë profesorë që respektohen, kanë tituj shkencorë, janë pjesë e institucioneve të Kosovës. Serbia aktualisht në Kosovë, ka rreth 700 bashkëpunëtorë shqiptarë”, thotë Kajtazi.

Po ti Boro/viq ,mos te ardhtë mërzi tani Kosova është shtet me Kushtetut,lexo më poshtë

Shqiptarët më shumë përjetuan zi e terr
Po kush tjetër, pos tyre!? Ata që ishin këtu që kur nisi t’i lëshojë rrezet e para dielli e të rrezojë hëna tash bëhen fajtorë për çdo gjë. Ata që qenë banorët e parë të këtij vendi me kulturën dhe me gjuhën e lashtë të pellazgëve, me gjuhën ilireetruske shqipe që vinin nga Azia e Vogël e deri në Oqeanin Antlantik, që nga Afrika e Veriut e deri në detin Baltik. Dihet se uji i këtij deti ka edhe baltë prandaj edhe u quajt Baltik.
Askush nuk lotoi nga lotesjellësi më shumë se shqiptarët. Askush nuk u përgjak nga shufrat e gomës më shumë se shqiptarët. Askush nuk u vra nga automatiku më shumë se shqiptarët. Askush nuk u grushtua e shqelmua më shumë se shqiptarët. Të gjitha këto ndodhën me shekuj e me vite ndaj shqiptarëve nga të gjitha luftërat, që Serbia, edhe në emër të ish/Jugosllavisë, me kriminelët dhe çetnikët e saj, edhe pas shkatërrimit të ish/Jugosllavisë, që deri në vitet e 1998/99,shqiptarët ishin aty pa dëshirën e tyre, çetnikët dhe kiminelët serbë sulmuan dhen fyen edhe në baza kombëtare pareshtur shqiptarët, dhe e gjithë kjo ndodhi para syve të gjithë botës, vetëm e vetëm pse shqiptarët kërkonin Diell për Kosovën. Disa përjetuan edhe më shumë që harruan familjet e tyre, fëmijët e tyre, djepat, rrezet e bardha të diellit nëpër qelitë e burgut të serbëve për këmbënguljen e tyre për lirinë e Kosovës, dhe amanetin e dëshmorëve të kombit të të gjitha luftërave e sidomos kësaj të fundit, amanetin e Ylfetës, të Jusuf e Bardhosh Gërvallës, e të Kadri Zekës, të Afrim ZHitisë, të Fahri Fazliut, të Enver Hadrit, më përtej të Adem Jasharit, Jasharëve të tjerë dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar të Luftës së UCK/së.
Shqiptarët nuk u kursyen nga vrasjet edhe torturat edhe në shërbimin e detyrueshëm të APJ/së
Derisa shumica e shqiptarëve, të rinj 18/vjeqarë, ishin duke kryer shërbimin e tyre, pak ditë para se të përfundonin dhe t’i ktheheshin gjirit familjar, u kthyen në arkivole. U vranë nga oficerët serbë që ishin dominues në të gjitha kazermat e ish/Jugosllavisë dhe kjo ndodhi para syve e gjithë botës dhe që nuk do koment se sa vuatje patën shqiptarët dhe përbuzje derisa dikur vonë, falë, Amerikës, NATO/s dhe UCK/së, Serbinë e përzumë nga Kosova, por jo edhe nga Veriu i Mitrovicës, që ky rast specifik më shumë po cilësohet si rast politik, e që dukush ka gisht në këtë ngjarje qe edhe disa vjet pas lufte nuk zgjidhet.
Tigri iu vërsul Kosovës
Vijmë të viti 1989, kur tigi iu vërsuel Kosovës, atëherë u rënduan së tepërmi ditët e zeza të robërisë. Por të gjithë ishim të bindur se Kosova kurrë nuk do të mësohet të jetoj në robëri. U rriten burgjet, u shtuan burgosjet, torturat u bënë të përditshme, vinin njerëz nga viset e largëta e vendoseshin në Kosovë që ata të dukeshin më shumë kuse ne më pak. Kosovësiun morr Kushtetuta. I mbeti vetëm emri dhe qielli, shiu, bora, stinët e moti, dielli…
Por Prangat e robërisë nuk i do as gjarpri i ftur në rrasa. Nuk i do as ujku i puseve të thive, e lëre më Kosova, të cilën gjaku s’e le të flejë në robëri. Duke e parë që liria nuk dhurohet, as nuk mund të blihet në treg dhe as që mbillet në kopsht, Adem Jashari me shokët e tij rrokën armet dhe Kosovës ia sollën lirinë.
Tani Kosova ka tokën e vet. Ka qiellin e vet.. Ka retë e veta. Ka shiun e vetë. I ka stinët e veta. Tani pasi përfundoi mbikëqyrja e Kosovës dhe u miratuan edhe disa ligje e nene ,e ndryshoi edhe Kushtetuta, që këto të gjitha ndodhën në Kuvendin e Kosovës, dhe të gjithë u pajtuan me përfundimin e kësaj mbikëqyrje, vetëm deputetet e Vetëvendosjes, nuk po i besojnë kësaj mrekullie se Kosovën tani do ta udhëheqim ne vetë,, me duart tona. Evropa shtrigë, disa shtete po hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovë, aleatë të Serbisë dhe të Rusisë, e që një pjesë e këtyre shteteve po do ta ndajnë Veiun e Mitrovicës e që është opsion i kahershëm i mitit serb, me vite, se 21/23 për qind të territorit të Veriut të Kosovës po pretendojnë se do t’u takojë atyre, Serbisë pra, dhe ky është problemi që ne tani e tutje duhet të jemi të kujdesshëm.
Rruga drejt dritës ishte e gjatë dhe e mundimshme
E gjatë e mundimshme po, por krenare dhe e lavdishme, kur kemi parasysh se çfarë erërave iu kemi bërë ballë, të cilat në ato kohëra frynin nga të gjitha anët. Tokëlindja tani është e të gjithëve. Nuk bënë ta përbuzim atë, sepse është përplot me vargje ku bijtë e bijat e kësaj Tokëlindjeje, që quhet tani Pavarësia e Kosovë, janë bardë të poezisë dhe të këngëve të tyre. ”Ideali është dramë që shkruhet me gjak”, thotë Hasan Prishtina. Kush do t’i këndojë lirisë po të mos derdhnin gjak dëshmorët? Kush do ta thërriste lirinë përveç bijve e bijave të këtij populli të Kosovës? A ka më të shtrenjtë dhe më të shenjtë se Liria?
Rruga deri te kjo ishte e mundimshme dhe me shumë sakrifica. Kur njeriu jeton në liri ai është liri vetë. Tani edhe pas disa viteve pas lufte u krijua një liri, por më 17 shkurt të vitit 2008,Kosova shpalli pavarësinë e vet dhe pas pak muajsh edhe Kushtetutën, por sovraniteti ende nuk është shtrirë në veri të Mitrovicës, por tani Kosova nuk është shtet me mbikëqyrje, por defintivisht Kosovën e kanë në duart e veta vetë Qeveria, Presidenca, me strukturat tjera udhëheqëse me qytetarët e Kosovës dhe të kemi kujdes dhe të jemi të matur se si do të veprojmë tani e tutje, përveç se kemi punë gogja shumë brendapërbrenda siç që janë; luftimi i korrupsionit, papunësia, keqmenaxhimet dhe keqperdorimet, e shumë gjëra të tjera pasi jemi ende para syve të botës se sa jemi ne të aftë për të menaxhuar një shtet të sapodalur nga lufta dhe për të menaxhuar një popull siç ishin shqiptarët e Kosovës më të përvuajturit dhe më të përbuzurit në tërë rruzullin tokësor, tani është koha dhe momenti, se në liri dimë të udhëheqim shtetin tonë, kuklturën tonë dhe kemi një identitet të shkëlqyeshëm kombëtar.

Autori është gazetar,analist i pavarur

Bota Sot