Mbrëmje festive e Gjimnazit “Drita”

June 9, 2015   | Reportazh / Reportaža

Nxënës më të mirë të gjimnazit u shpallën Flaka Avdiu, në klasën e parë, Rajmond Gjonaj, në klasën e dytë , Muhamed Bisha në klasën e tretë dhe Aida Rexhepi në klasën e katërt.

Gjekë Gjonaj

Gjimnazi privat “ Drita” i qytetit të Ulqinit të mërkurën e kaluar organizoi një mbrëmje festive në hotelin “ Mediteran”. Në këtë ceremoni festive ishin të pranishëm mësimdhënës, nxënës të kësaj vatre të diturisë dhe prindër. Para të pranishmëve fjalën e mori themeluesi i kësaj shkolle Hysein Bisha, i cili u dëshiroi mirëseardhje dhe i përshëndeti të pranishmit.

Bisha: Në shërbim të vlerave dhe identitetit të kulturës shqiptare.

Hysein-Bisha-UlqinHysein Bisha në mes tjerash tha se kjo shkollë ka një histori të re nëntë vjeçare, por   të suksesshme dhe me shumë sfida.

“ Kjo shkollë që nga themelimi ka synuar që t’i ndihmojë nxënësit shqiptarë për të nxënë dije dhe kulturë në fusha të ndryshme të jetës njerëzore. Me veprimtarinë e vet edukativo-arsimore gjimnazi ka vënë në lëvizje të gjithë potencialin e tij intelektual për t’i përparuar dhe mbrojtur vlerat dhe identitetin e   kulturës shqiptare”, pohoi Bisha. Ai u shpreh optimist se ky institucion i vetëm privat   i dijes dhe vlerave me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi do të mbijetojë në të ardhmen edhe përkundër vështirësive   financiare me të cilat ballafaqohet. “ Ky është një institucion me numër i vogël, ku mësimin këtë vit shkollorë e kanë ndejkur 80 nxënës në godinën e re në ambijente të përshtatshme   për zhvillimin e procesit mësimorë, sipas planit dhe programit të Minsitrisë së Arsimit të Malit të Zi. Por është një kolektiv si një familje e madhe e cila ndjehet e lumtur për rezultatet e punës”, theksoi Bisha , duke i ftuar prindërit dhe të gjithë dashamirët e arsimit shqip kudo që ndodhen që të ndihmojnë financiarisht këtë gjimnaz, sepse kjo është në interesin e popullatës shqiptare në Malin e Zi.

Hoxhiq: Ky është momenti më i bukur i punës sime dyzetvjeçare në arsim.

Fejzo-Hoxhiq-Ulqin

Drejtori i gjkollës Fejzo Hoxhiq u uroi të gjithë maturantëve suksese në rrugën e eduikimit dhe shprehu emocionet mbresëlënsëe që i dhuroi kjo gjeneratë:

“ Dola para jush të dashur nxënës dhe prindër vërtetë jashtë protokollit me dëshirën që të gjithë maturantëve të ju dëshiroj nga zemra rrugë të mbarë në shkollimin e tyre të mëtutjeshëm.

“ Unë gjatë punës sime 40 – vjeçare në arsim nuk kam patur moment më të bukur dhe nuk e kam ndier veten më të gëzuar se sonte”, u shpreh i emocionuar Hoxhiq.

Markashi: Krenohemi me këtë gjeneratë

Nxënesit e gjimnazit Drita-Ulqin

Profesori Mirsad Markashi, në emër të kujdestarëve të klasëve të katërta   shprehu fjalë falënderimi për këtë gjeneratë. Ai të gjithë maturantëve të këtij gjimnazi u dëshiroi në radhë të parë që të bëhen njerëz të mirë e pastaj të realizojnë tëë gjitha ëndrrat e tyre Po ashtu falënderoi edhe të gjithë kolegët e tij që kanë punuar me këtë gjeneratë me të vërtetë të mirë dhe të suksesshme, me të cilën , siç theksoi ai, krenohemi të gjithë.

Lëvdata nxënësve më të mirë

Kujdesdarët e klasëve, Isa Kraja, Blerta Zeneli, Sabit Kurti, Mirsad Markashi dhe Astrit Salaj   nxënësve të dalluar u ndanë lëvdata. Nxënës më të mirë të shkollës u shpallën Flaka Avdiu, në klasën e parë, Rajmond Gjonaj, në klasën e dytë , Muhamed Bisha në klasën e tretë dhe Aida Rexhepi në klasën e katërt.

Përveç këtyre u shpërblyen me lëvdata edhe këta nxënës për sukses shembullorë dhe të shkëlqyeshëm: Mersida Xhurretoviq, Arbenita Coboviq, Fatmire Hoxhiq, Besart Hoxhiq, Dorjeta Nasufaga, Arzana Gjenashi, Leart Kallaba, Arbër Markashi, Mehdi Demiroviq, Enis Asllanoviq, Genta Çoboviq, Zade Rexha, Dafina Taganoviq, Enis Lika, Fatmire Hoxhiq, Besmir Asllanoviq dhe Edon Hoxhiq.

Mesazhi i maturantëve: Sot jemi gjimnazistët më të mirë , nesër do të jemi studentët më të mirë.

Bukurinë kësaj mbrëmje magjepse veçmas ia shtuan maturantët e këtij gjimnazi të cilët në uniformën e përbashkët shkëlyqen me bukurinë e tyre. Ata të entuziasmuar pasi kaluan katër vite të paharruara së bashku sikur një familje morën dëftesat për përfundimin e maturës. Në mbyllje të kësaj nate magjepse u shprehën të kënaqur që kanë pasur fatin të jenë nxënës të kësaj shkolle, dhe premtuan se ashtu siç kanë qenë gjimnazistët më të mirë , nesër do të jenë edhe studentët më të mirë.

Krahas buzëqeshjes së tyre, nuk munguan as lotët e gëzimit. Me këtë rast doli nga shtypi edhe numri tretë i Revistës shkollore “ Drita”.