Ulqini i gatshëm të mirëpresë turistët

June 9, 2015   | Turizmi / Turizam

Turizam-UlcinjaUlqini është njëri ndër qytetet më të vjetra në bregdetin e Adriatikut. Treva e Ulqinit deshmohet si vendbanim qe nga periudha parahistorike. Në të ndeshen gjurma të jetës dhe të vendbanimeve ilire që nga epoka e bronzit,siç janë dyshemetë e dheut,tumullat dhe sëpatat të ashtuquajtura të tipit Shkodran-Dalmatin. Në rrugëtimin e jetës urbane mbi dymijëvjeçare, janë ndërruar stinë e mote të panumërta, të shoqëruara me bukuri joshëse të ”kohëve të arta legjendare” por edhe me furtuna e rrëbeshe të kohëpaskohshme që kanë kanosur egzistencën dhe jetën e këtij qyteti.[13]

Temperatura e ajrit në Ulqin është e përshtatshme për rrëzitje dhe larje ne det, dhe zgjatë gjashtë muaj, prej majit deri ne tetor, poashtu në ketë periudhë, temperaturës i përgjigjet temperatura e ujit. Ulqini bën pjesë ne vendet më me diell të bregdetit Adriatik. Mesatarja e ditëve me diell ne Ulqin është 218 ditë

Ulqini është një qytet multi-etnik, ku përqindjen më të madhe të banorëve e përbëjn shqiptarët, të cilët janë banorët autokton të Ulqinit.
Islami është feja më e përhapur në Ulqin, që pasohet nga Krishterimi. Të krishterët janë të ndarë në ortodoks dhe katolikë.
Nga 19,921 banorët e Komunës së Ulqinit, 6207 janë popullsi aktive, ndërsa 9840 janë popullsi joaktive, të tjerët janë nën 15 vjet.

Ulqini posedon një pasuri të madhe arkitektonike që kanë vlera të mëdha kulturore. Ndër ta bëjnë pjesë, xhamitë, krojtë dhe mbetjet arkeologjike.
Në Qytet gjenden 6 xhami dhe shumë të tjera në rrethin. Xhamitë e qytetit janë: Xhamia e Pashës, Xhamia e Detarëve, Xhamia e Lamit, Xhamia e Bregut, Xhamia e Kryepazarit (ose e Majapazarit) dhe Xhamia e Namazgjahut (ose e Mezgjahut).

Turizmi
Ulqini është një destinacion i njohur turistit gjatë verës. Edhe pse në masë të madhe i panjohur nga turistë të vende të mëdha, turistët që e kanë këtë vend destinacion kyç dhe rritja e numrit të turistëve që vijnë për herë të parë e bëjnë këtë qytet një pikë të nxehtë për pushuesit përgjatë muajve maj deri shtator. Është i njohur veçmas për plazhet e tija me rërë. Plazhi më i njohur i Ulqini është Plazhi i Madhë, që është një plazh ranor 12 km i gjatë, plazhi më i gjatë në Mal të Zi. Si miniaturë e Plazhit të Madhë, në qytet qendet Plazhi i Vogël (Rana), që është një plazh ranor 376 m i gjatë dhe gjatë sezonit veror arrin kapacitetin maksimal. Plazhi i Grave është një ndër plazhet shkëmbore më të njohura të Ulqini, në këtë plazh gjinden burime të sulfurit dhe radiumit që së bashku me kripën e detit krijojnë ujëra me karakter shëndetsorë. Sipas kulturës vendase ky plazh ka ndikim në rritjen e fertilitetit tek femra, është i rrethuar nga Pylli i Pishave. Për turistë që dëshirojnë paqën dhe një atmosferë unike si mundësi kanë ishullin Ada e Bunës. Në ishull është i vendosur edhe nj kamp naturistësh.
Si simbol kryesor arkitektonik i Ulqini është Kalaja (Qyteti i vjetër) që është bërthama e të gjithë qytetit. Ajo që dallon Ulqinin nga qytetet tjera bregdetare, është sigurisht, pazari i cili gjindet në rrugën kryesore të qytetit. Këtu, sidomos të martëve dhe të premteve, ditëve të pazarit, mund të bleni prodhimet autentike vendase.
Një karakterstikë tjetër e Ulqinit është se është ndër qytetet e rralla në Evropë ku mund të gjendet uji i njelmët (deti) dhe uji i ëmbël (liqe dhe lumenj).

Lajmiexpress.net