Cafo Boga: Diaspora, do të përkrahë gjithmonë projektet në vendlindje

June 11, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Fatmir-Gjeka-Cafo-Boga-Met-Gjoni-Komuna-UlqiniKryetari i Ulqinit Z.Fatmir Gjeka dhe  Shefi i kabinetit Mr. Met Gjoni  pritën  bashkëvendasin  tonë Z. Caf Boga   i cili   jeton  dhe vepron  prej dekadash   në SHBA.

Kryetari  Gjeka , edhe njeherë i shprehu  falenderime dhe mirënjohje  diasporës  tonë  për angazhimin e saj , në realizimin e projekteve  të   përbashkëta .

Nënshkrimi i Memorandumit   me Ministrinë  e  arsimit, Komunën  e  Ulqinit  dhe Diasporën   për  ndërtimin e  shkollës  në Sukubinë  shënon fillimin e   këtij bashkëpunimi   që do të pasojë edhe  me projekte të  tjera

Z.Gjeka  edhe  me këtë rast   i bëri  thirje  disporës  për  të investuar  në vendlindje dhe paralajmëroi  takime  më  të shpeshta  me  ta , ku do   të   jetë e  kycur dhe Ambasada e SHBA -së në Podgoricë.

Z. Caf Boga  i cili  në  komunitetin  tonë   në SHBA  shquhet  për  angazhim këmbëngulës  dhe  që  ka dhënë një ndihmesë  të konsiderueshme  në  realizimin e projekteve   në  Shqipëri, Kosovë  dhe  kudo ku jetojnë shqiptarët  nëpërmes  Fondit Shqiptaro-Amerikan  , theksoi se  dispora  Jonë eshtë  e gatshme që  përherë  të ndihmojë  vendlindjen.

Intensifikimin e  takimeve dhe Ditët  e diasporës  të paralajmëruar  nga Kryetari  i Komunës  , ai i  cilësoi si  një  hap i qëlluar  për  të  përshpejtuar të   tjerë  projekte. Sipas tij  investimet ne fusha  të ndryshme do te mundësojnë  hapjen e  vendeve të reja  të punës  për të rinjtë tanë  cfarë   është dhe  synimi i   strukturave  udheheqëse  komunale.

Duke  vlerësuar punën e  pushtetit vendorë , të partnerëve  të koalicionit  Z. Boga theksoi  rëndësinë e kordinimit  të  përbashkët  dhe kontakte sa  me  të shpeshta mes palëve.

Komuna Ulqinit