Mesianizmi në trashëgimin intelektuale të botës: Sabbatai Zevi dhe Ulqini

June 13, 2015   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

LIGJËRATË PËR SABATAJ SEVIN ULQINMbremë Shoqata Almanah, Komuna e Ulqinit, shoqata “Kalaja dhe kompanija “Real Estate” në hapsirat e “Palatit VENECIJA” kanë organizuar lëgjeratën për mesian e fundit të rrejshëm Shabtaj Cvin, i cili vitet e fundit të jetës së tij i ka kaluar në Ulqin, në Kalanë tonë, më emrin Mehmet Efendia. Një ndër intelektualet më të njohur në Evropë akademiku z. Rusmir MAHMUTQEHAIQ në ligjeratën tij ka folur për Shabtaj Cvin, duke na evokuar disa ngjarje dhe disa aspekte nga jeta dhe filosofia e tij, në një nivel të lartë shkencorë. Për jetën dhe veprën e madhe të këtij ligjeruasi ka folur akademiku Sherbo Rastoder, i cili ka përmendë veç disa vepra nga opusi i madh i z. Mahmutqehaiq. Mbremjen e ka drejtuar z. Mustafa Canka. Edhe disa fjalë të shkurta për Shabtaj Cevin a po Cvin siç quhet. Në qytetin tonë, në Kala në Kullën e Ballshajve ai ka lënë gjurmë të pashlyera. Përveç transformimit e “Talmudit”, veprës kryesore të Shabtaj Cviut, tek ne, në katin e tretë të kësaj Kulle gjenden edhe dy yjet e Davudit, të cilët ende presin studime shkencore. Gjithashtu aty është edhe vendi se ku është falur Shabtaj Cvi, a po Mehmed Efendiu i konvertuar si mysliman. Personazhi i tij, pa dyshim është njëri ndër figurat të cilat e ngritsin famën e Kalasë tonë, dhe të qytetit tonë, në një nivel më të lart se deri tani.

Ismet Karamanaga Facebook

LIGJËRATË PËR SABATAJ SEVIN ULQIN-1 LIGJËRATË PËR SABATAJ SEVIN ULQIN-2