Plazhet e Ulqinit të “pushtuara” nga pushuesit Kosovar

June 13, 2015   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Ulqini-SotFoto: Xhudo Llazorja

Plazhi i Ulqinit është bërë atraktiv për pushuesit nga Kosova, Maqedonia, Bosnja, Shqipëria. Pjesa më e madhe e pushuesve në plazhet e Ulqinit vijn për çmimet e lira dhe kushtet e mira që ofrojnë vendasit kanë bërë që numri i pushuesve që vijnë në Ulqin të rritet.

Duke biseduar me disa pushues të cilët pohojnë se është bukur dhe po ia kalojnë shumë mirë.

Kushtet në dhomë janë shumë të mira pohon bashëbiseduesi. Ka banjo, kondicioner, televizor, mini kuzhinë, frigorifer, ballkon, gjithçka që nevojitet vetëm për 5 euro në ditë. Detin e kemi disa hapa larg, ndërsa lokalet për të ngrënë jan plot.

Plazhi MSM Ulqin

Ato tregojn arsyet pse kan zgjedhur çdo vjet të shkojë në plazhin e Ulqinit. “Këtu ndihem shumë mirë, plazhi sidomos tash është shumë në nivel, si nga pastërtia e si nga gjithçka por gjithashtu këtu ndihem si në vend timin ngase jam mësuar dhe as që nuk mendoj ta ndërroj si vend për të kaluar pushimet”.