Në Mal të Zi rritet çmimi i benzinës për dy centë

June 16, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

Pompa e benzinit-SukobineÇmimi i benzinës në Mal të Zi prej mesnatës do të jetë më i shtrenjtë dy centë për një litër, është njoftuar nga Ministria e ekonomisë. Eurosuper 98 oktanësh, gjatë dy javëve të ardhshme, do të ejtë 1.38 euro, kurse eurosuperi  1.34 euro. Eurodizeli edhe më tej do të kushtojë 1.19 euro. Ndryshimet e fundit të çmimeve të karburanteve janë bërë më 19 maj, kur gazoili ishte shtrenjtuar për një centë. Çmimet maksimale të shitjes me pakicë të karburanteve harmonizohen çdo të dytën të hënë, në varësi nga ndryshimet e çmimeve të derivateve të naftës në tregun ndërkombëtar dhe të raportit valutor të euros dhe dollarit amerikan.

RTCG