“ Ahensori-Lifti “që “ngriti dhe rrëzoi”pushtetet në Ulqin… ?!!

June 17, 2015   | Opinione

Shkruan Muhamet Nika:

Një shkrim sqarues për shkrimin , “Gjeka: Vendimi për ashensorin anulohet, koalicioni vazhdon “në Lajme nga Ulqini

Ashensori në këtë vend nisi të ndërtohej qysh para 7 viteve nga kompania Real Estate( Selim Resulbegu), pa leje ndërtimi dhe në kundërshtim të plotë me normat kombëtare e ndërkombëtare për mbrojtjen e monumenteve historike.

Cungu-Gjeka

Ashensori si gjenerator i krizës politike

Ky ashensor-lift, nën kala të cilit kryetari i komunës Fatmir Gjeka “nën presionin e Selim Resulbegut- kryetarit të SDP-së” , i pat dhënë leje ndërtimi..”, pa pëlqimin e Forcës- Nazif Cungut, po thuhet se kryetarit Gjeka , iu desh që ta anulojë lejen e vet për të mos humbur Cungun dhe karrigen.

Kurse një gjë dihet, që sikur Cungu, edhe po të shkonte në koalicion me DPS-në , pas veprimit të Gjekës, zor se ai me këtë do të mund të bllokonte ndërtimin e liftit të Selimit. Kuptohet me kryetarin e ri të DPS-së të komunës ,që pritej të ishte Loro Ndrekiqi…?! Ose të mbrohej prej Selimit,“ për flekat..” e vëna në prostorni plan” të hoteleve që parashihen në Shtoj të Ulqinit, pa u pyetur popullata dhe kuvendi- bashkë (përveç tjerash ), edhe me një kontratë *bllokadë me VODA KOM prej 130 mijë eurosh që është aktuale këtyre ditëve?!!!

Andaj pasi Cungu më herët, rrezikoi edhe mandatin e vet , ai kësaj radhe nuk guxoi të heshtë duke kërcënuar me koalicion Gjekën…?!

Mbase Gjeka, në këtë situatë u ngut dhe lëshoi pe para Cungut . Cungu letrën e fundit do ta ruaj për më vonë…?! Por edhe Selimi , nuk mund të qahet ,sepse me Gjekën e fitoi lejen nën Mediteran “ e do leje tjera të”flekave” në planin hapësinor që priten të miratohen, e që dihet se ” ia rrezikonte Cungu , po të mbetej kryetar ?! Themi se u ngut , sepse xhokerin e fundit që ka Cungu- shkuarjen e tij me DPS-?! Do ta përdorë vetëm , kur të vijë në rend dite aplikimi i ligjit për falimentime , që pritet të zbatohet dhe që u miratua para disa ditësh në kuvend me plotësime.. Thjeshtë , kjo letër , do të përdoret në fund të roletit, për të ruajtur kapitalin prej 40 milionë eurove që ka, por që aktualisht nuk është i rrezikuar dhe se ende vazhdon të jetë në listën e bardh?!! Pa çka se “Primusi “ – partneri itij,e hëngri dhe paditët për ”malverzim” fshehje të tatimeve…?!!!

lift-u-starom-gradu-ulcinju_crna-goraRreziku më i madh në këto punë, po shihet se është që të gjitha këto po bëhen pas shpinës së Kuvendit i cili i ka nën kompetenca  çështjet e planifikimit.

Sipas ligjeve dhe praktikave të planifikimit për tu ikur shantazhimeve   partiake e individuale në planifikim nevojitet të respektohen procedurat përkatëse ligjore . Kuptohet duke organizuar referendum e jo me formim të disa komisioneve që formonte kryetari i komunës dhe të cilët merreshin vesh, ta zëmë , me qeveri duke nënshkruar memorandume   për legalizime – pa pyetur fare kuvendin e komunës- “Rast i Hajdinagës”..?!!

Sikur të veprohej kështu , na ha mendja se do të ishte fare e vështirë të na bindë dikush se “ kalalitë” do të ishin kundër liftit, ose ” shtojakët” kundër AKVA PARKUT?!!!

Mirëpo kështu jemi mësuar ne. Shih rasti i Planit Hapësinor i bërë duke e anashkaluar fare popullatën vendore dhe kuvendin e komunës në periudhën e shkuar?!!